Fshati Allprenaj dhe Shegas ne Lushnje prej shume vitesh po vuajne mungesen e infrastruktures. Te ndodhur ne kete situate ata kane mbledhur para nga familjet e dy fshatrave dhe kane shtruar vete segmentet problematike ne rrugen lidhese me qytetin e Lushnjes.
Prej rreth 20 vitesh ne kete segment rrugor nuk eshte vene dore per te riparuar demtimet te cilat nga vitit ne vit e kane bere kete segment te pakalueshem. Banoret shprehen se janë ankuar shpesh here per gjendjen e rruges, e cila i ka penalizuar ne nxjerrjen e produkteve bujqesore per ne treg apo edhe per urgjenca shendetesore.
Por pavaresisht kesaj ata thone se nuk eshte marre asnje mase, asnje riparim, asnje mirembajtje, asnje grope e mbushur per te permiresuar sado pak gjendjen e rruges.
Ajo qe eshte paturpsia me e madhe qe ndodh eshte se djemve qe po punonin per te mbushur gropat e rruges, u kane shkuar inspektoret ndertimor per te bllokuar punimet sepse i kane konsideruar si ndertim pa leje.
Pas nje debati me banoret ku iu eshte shpjeguar edhe situata, inspektoret jane larguar duke bere qe kjo iniciative per rregullimin e rruges se harruar nga pushteti lokal, te vazhdoje.
Pavaresisht se banoret e fshatrave i paguajne taksat Bashkise Lushnje, nuk kane marre investimet qe meritojne. Por edhe kur banoret e urte e punetore te ketyre fshatrave grumbullojne parate nga kursimet e tyre te cilat i kane mbledhur me djerse dhe riparojne me krahe rrugen e cila eshte nje pergjegjesi e pushtetit lokal, ky i fundit i akuzon se po kryejne ndertim pa leje.