Miza e ullirit është dëmtuesi kryesor në frutat e ullirit.
Miza dëmton tulin e kokrrës duke paksuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit e të vajit. Kokrrat e plagosura nga larvat e mizës infektohen nga kërpudha të ndryshme të mykut, të cilat rrisin aciditetin e vajit të ullirit.
Miza e kalon dimrin në tokë në stadin e pupës.
Ka aktikivitet biologjik duke filluar mbi 9 gradë dhe deri nën 32 gradë C
Në temperaturët nën 09 dhe mbi 33 gradë C., larvat dhe vezët nuk zhvillohen Në kushtet e Shqipërisë temperaturat mbi 32 gradë C. ndodhin nga mesi Korrikut der nga mesi i muajit Gusht. Në kushte kur ullishtet janë mbi ujë, kjo periudhë është periudhë e qetë për mizën e ullirit, zakonisht nuk lind nevoja për trajtime me insecticide konvencionalë.
Miza fillon fluturimin qysh në muajin Maj, por nga mesi muajit Shtator deri në fund të muajit Nëntor intensiteti i mizave dhe infeksionit në kokërr rritet me shpejtësi.
Infeksioni në kokërr haset edhe gjatë muajit Korrik dhe gjatë Gushtit, por pas shirave të para të Shtatorit, kushtet e motit janë shumë të favorizuese për mizën dhe ajo në këtë periudhë zhvillon potencialin më të madh infektues.
Per periudhen aktuale qe ndodhemi ne fillim gushti, sipas ecurisë së fluturimit të popullatës, nivelit të infeksionit të kokrrave me larvat e mizës si dhe llojit të produkteve që do të përdoren, hapat për mbrojtjen e ullirit nga miza do të jenë:
1- Nga tani e deri me 15 Gusht vazhdon trajtimi me produktin SUKSES, 024 dhe grackat me shishe ujë plus DAP.
2- Pas 15 Gushtit, në ullishte varen paketat jeshile, Eko- Trape.
3- Me shirat e parë të Shtatorit fillojnë trajtimet me insekticide si Rogor(Bi58) me lëndë vepruese Dimetoat, ose mjë insekticid tjetër më ekologjik se Rogori.