Reklame:

Parashikimi i motit / Reshje shiu ne te gjithe vendin pas dites se marte

Shërbimi Meteorologjik Shqiptar ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë duke nisur nga dita e hënë e cila do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve malore si dhe reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

Ndërkaq po sipas këtij njoftimit dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura ndërsa dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. “Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.”

Sipas SHM dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit ndërsa dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare dhe në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

“Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale.”