Reklame:

Rekord plastike ne Paqesor, me shume se 100 ton pastrohen ne nje mision te vetem

Shifrat flasin qartë, për fat të keq, sot deti është plot me plastikë. Sa? Rreth 165 milionë ton.

Ekspertët thonë se brenda vitit 2050, plastika në oqeane do të kalojë peshqit. Vlerësohet se në detet në botë lundrojnë më shumë se 5250 miliardë pjesë plastike dhe, çdo ditë, përfundojnë më shumë se 8 milionë. Shkak për këtë, pjesërisht, është se përdorimi i plastikës është rritur në mënyrë drastike (me 20 herë) në 50 vitet e fundit. Dhe po vijon të rritet.

Disa ditë më parë, anija e Ocean Voyages Institute përfundoi një mision për pastrimin, i cili zgjati 48 ditë.
Organizata amerikane e mjedisit u kthye nga një ekspeditë gjatë së cilës mblodhi me sukses 103 tonë mbeturina nga Oqeani Paqësor.

Një ndër objektivat kryesore të Ocean Voyages Institute ishte rikuperimi i të ashtuquajturave “rrjeta fantazmë” – këto janë rrjeta peshkimi prej najloni që peshojnë disa tonë secila dhe depozitohen në fund të detit pasi braktisen në ujë. Këto “rrjeta fantazmë” (ghost net) bllokojnë pjesë plastike së bashku me peshq e madje edhe pjesë anijesh.

Vlerësohet se më shumë se 600 mijë tonë rrjeta të braktisura përfundojnë në oqeane çdo vit. Ato shkaktojnë vdekjen e 380 mijë kafshëve detare çdo vit.

Udhëtimi tjetër do të zgjasë rreth një muaj, në të cilin Ocean Voyages Institute i ka vënë vetes si qëllim të pastrojë gjithë zonën.}

Synimi në të ardhmen është të rritet numri i anijeve të përfshira, në 3 – 4 anije tregtare. Mbeturinat e grumbulluara përpunohen nga industritë Schnitzer të Oregon dhe më pas dërgohen në impiantin H-Power në Hawai që i shndërron në energji të pastër. Një pjesë e tyre përdoren edhe për krijimin e veprave artistike.

Bashkimi Europian prodhon rreth 26 milionë tonë mbeturina plastike çdo vit. Nga këto, më pak se 30% është e riciklueshme, dhe prej tyre përfundojnë në dete 150 – 500 mijë tonë.

Duke nisur nga viti 2021 në Europë do të ndalohet shitja e disa produkteve plastike.