Reklame:

Pushuesit, ndotesit me te medhenj te mjedisit!

Vazhdon te mbetet problem ndotja e plazhit dhe Parkut me plehra nga pushuesit ditor ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta.
Megjithese çdo dite perflitet per rendesine e mjedisit dhe ruajtjen e tij pasi ka lidhje te drejtperdrejte me shendetin tone dhe ushqimeve qe ne konsumojme, duket se nje pjese e mire e qytetareve nuk duan ta kuptojne.

Çdo dite me dhjetra frekuentues te ambjenteve te parkut zgjedhin freskine dhe qetesine qe te fal ky ambjent i gjelberuar e me nje ajer te paster e plot me jod. Ne kembim te kenaqesise, e qe nuk paguajne asnje qindarke per kete mjedis te mrekullueshem, mirenjohjen per kenaqesine e shprehin ne nje menyre shume origjinale.

Gjithshka qe mbetet nga konsumi i vaktit te tyre, e lene si “lopa bajgen” ne kuptimin kafsheror por ne ate mjedisor lopa ndihmon ne pleherimin dhe rritjen e bimesise dhe ushqimin e disa specieve pjese e zinxhirit biologjik ndersa njeriu le pas mbetje plastike te rrezikshme dhe qe duan nje periudhe mbi 100 vjet per tu zhdukur nga mjedisi.

Kultura vjen me imponim dhe nje nga ato eshte edhe ajo e ndeshkimit. Filmimi dhe publikimi i ketyre njerezve te papergjegjshem do te jete diskretitimi me i mire perpara se ata te ndergjegjesohen vetvetiu.

Askush nuk e ka te veshtire ti mbledhe mbetjet ne nje qese dhe ti mare ne makine deri ne koshin me te afert qe do te hase rruges. Kjo nuk te varferon e as te poshteron, perkundrazi te ben me vlera. Keshtu edukohen edhe brezat e rinj, qe ta menaxhojne me kujdes pasurine tone te perbashket natyrore.