Reklame:

Largimi i Aquatiq, Ardian Koçi i kenaqur per vendimin

Lajmi i bere publik nga Endlers Kërtusha, administrator i kompanisë Aquatiq, se kjo kompani po shqyrton mundësinë të zhvendosë projektin ne nje vend tjeter ka patur komente te ndryshme. Fakti qe 26 milionë euro për ndërtimin e një ferme Akuaponike që kultivon perime dhe peshk në të njëjtën kohë përmes ujit, dhe puneson 1 500 vete mund te zhvendoset nga Shqipëria në Maqedoni, sigurisht qe eshte humbje per vendin, ekonomine dhe tregun e punes vecanerisht ne kete periudhe krize.

Sipas administratorit, projekti i cili ka mbështetje gjermane dhe është më i madhi i këtij lloji në Ballkan, nuk po realizohet në Shqipëri, për shkak të burokracive. Zoti Kërtusha tha se “Po shohim Maqedoninë si një opsion dytësor për të mos dështuar projektin në tërësi, për shkak të burokracive dhe vonesave të ndryshme që shkaktohen nga institucionet shqiptare”. “Maqedonia gjithashtu ofron mbështetje më të madhe dhe masa nxitëse për investime inovative dhe të qëndrueshme, si në vlerën e investimit, në punësim dhe lehtësive fiskale të lidhura me to” – shprehet zoti Kertusha.

Deri ketu duket se fajtore eshte qeveria dhe administrata me burokracite e saj tipike. Nje humbje e madhe e pavend per nje kompani serioze siç njihen gjermanet.

Ardian Koci Drejtor i AdZM Fier dhe njohes i situates ne te gjitha fazat e saj ka nje tjeter mendim dhe kete e ndan me publikun ne reagimin e tij.

“Per mua me teper se sa projekt, ka qene nje spekullim per te marre nje siperfaqe teper te madhe te tokes bujqesore ne brendesi te Parkut. Kam qene ne mbledhjet teknike per keto investime strategjike. Nga specialistet e peshkimit shikohej si nje investim i pa realizueshem, per arsye te temperaturave teper te larta te  ujit dhe ne rastin e kultivimit te troftes (sepse ajo ishte parashikuar ne projekt) kerkoheshin aparatura refrigerante, qe do te siguronin temperaturen optimale per specien. Por nje investim i tillë kthehet ne jo rentabel. Per ngritjen e nje ferme te tille siperfaqja e mjaftueshme eshte 1-2 ha, nderkohe qe kompania ne fillim kerkoi 20 ha e pastaj 120 ha. Thjesht kjo eshte nje menyre per te marre toke nga shteti per shkak te çmimeve favorizuese. Vetë kam qenë skeptik dhe jam shprehur kunder investimit. Lajm i mire nese kane nderruar mendje”. 

Koha do ta vertetoje se si qendron realiteti, por nje gje eshte provuar si me shume kontrata te tjera te meparshme. Perfitimi nga kontratat per toka shteterore dhe tjetersimi i tyre apo ndryshimi i destinacionit nuk eshte nje histori e re.

Drejtori i AdZM-se Fier shprehet se “Projekti i Aquaponise është miratuar, por Ministria e Mjedisit dhe Administrata e Zonave te Mbrojtura ka vendosur kushte strikte ne drejtim te ruajtjes se mjedisit. Ne kete kushte, kompania e quan nje investim qe nuk i intereson me. Fale nje argumentimi shkencor nga specialistet e sektorit dhe zbatimit strikt te ligjit te Zonave te Mbrojtura pas Parkut fotovoltaik, ky eshte investitori i dyte qe del jashte Parkut”

Ruajtja e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta tashme eshte nje fakt kokeforte qe çdo dite po rrit numrin e personave dhe institucioneve qe e mbeshtesin dhe inkurajojne. Kushtet e vendosura per ruajtjen e mjedisit dhe monitorimi per zbatimin korrekt te tyre duket se jane arsyet reale te largimit te kompanise.

Agronews.al