Reklame:

Ndikimi i pandemise tek klima – Ekspertet “ndryshojne” mendje: Efekt pozitiv minimal

Një studim i publikuar në revistën Nature, nga një anë konfirmon dyshimin e shprehur disa herë nga shkencëtarët gjatë këtyre muajve të pandemisë, nga ana tjetër tregon rrugën e vetme që duhet ndjekur për t’i bërë ballë ndryshimeve klimatike.

Në mënyrë të përmbledhur, ulja e menjëhershme e çlirimit të gazrave dhe rënia e ndotjeve atmosferike gjatë karantinës, ka patrur një ndikim tepër minimal në frenimin e rritjes se temperaturës globale. Por, studimi e vë theksin në rëndësinë e vendimeve politike që do të ndërmerren gjatë muajve në vijim. Në këto përfundime ka arritur një grup shkencëtarësh ndërkombëtare me në krye klimatologun Pirs Forster nga Universiteti i Lidsit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pra, muajt gjatë të cilëve Planeti Tokë u ndal, nuk ishin një ndihmë e konsiderueshme për ngrohjen globale. Ndonëse, disa masa shtrënguese do të mbeten në fuqi deri në fund të vitit 2021, pa ndërhyrje të mëtejshme politike dhe strukturore, nuk do të kemi asnjë ndryshim të rëndësishëm në temperaturat. Shkencëtarët arritën në këtë përfundim falë telefonave celularë të qytetarëve dhe të dhënave që gjenden në sistemet Apple dhe Google.

Gjatë periudhës së karantinës së paprecedente mbi punën dhe udhëtimet për shkak të COVID-19, sektori i transportit ka qenë shkaku kryesor i reduktimit të çlirimit të gazrave. Të dhënat e marra në shqyrtim i referohen periudhës nga muaji shkurt deri në fund të qershorit 2020. Studimi ka mbuluar në total 123 vende, që përbëjnë 99% të çlirimit global të dioksidit të karbonit.