Reklame:

Parashikimi i Motit/ Rikthehet dielli dhe rritja e temperaturave

Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak gjate kesaj jave ditet do te kene nje qendrueshmeri klimatike.

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike, të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu sipas SHMU, ditët e kesaj jave do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje tëterritorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton itensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.