Reklame:

Itali/ Rekord i foleve te breshkave Caretta caretta

Është shenuar nje rekord i foleve te breshkave te ujit në verën pas Kovidit. Tashmë jane 160 fole të breshkave Caretta caretta te cilat janë identifikuar nga ekspertë dhe vullnetarë në plazhet e Italisë në vetëm dy muaj.

Ky numer është akoma i përkohshëm sepse folezimi do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, por numri i foleve të gjetura vitet e fundit tashmë është tejkaluar me bollëk: 62 në Sicili, 58 në Kalabria, 25 në Campania, 8 në Puglia, 4 në Toscana, 3 në Lazio etj. Ky është një lajm i mirë, duke pasur parasysh se speciet Caretta caretta është ende në rrezik të zhdukjes. Vlerësohet se çdo vit, vetëm në Detin Mesdhe, mbi 40 mijë ekzemplarë vdesin nga aksidente me anijet, të bllokuar në rrjetat e peshkimit, të ngatërruar në grepa dhe nga gëlltitja e plastikës.

Me siguri kontrolli i plazheve është intensifikuar por edhe rritja e temperaturave të lidhura me ndryshimin e klimës është një nga arsyet që qëndron pas bumit të foleve të zbuluara në mesin e plazheve të shumë rajoneve italiane. Zonat e rrethuara, shenjat e vendosura ne plazhe kanë mbrojtur speciet në këtë fazë delikate, ndërsa dhjetra vullnetarë nga shumë organizata shkencore dhe mjedisore janë angazhuar në monitorimin dhe sigurimin e foleve, përfshirë Tartateams të Legambiente.