Pandemia e koronavirusit COVID-19, përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, ka ndikuar edhe në sjelljen e njerëzve dhe zakoneve të tyre të përditshme, duke shkaktuar edhe ndryshime në ekonomi.
Kriza e shkaktuar nga COVID-19, në botë, por edhe në vendet e rajonit, ka prekur më së shumti sektorin e turizmit, si dhe sektorë të tjerë që lidhen me turizmin, respektivisht hotelierinë, zanatet dhe transportin, por edhe investimet në ndërtimtari dhe në projekte të tjera të shumta, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Specialisti i Agrobiznesit Ilir Pilku ve theksin tek nevoja qe ka sektori i turizmit per ndihme nga shteti. Ai jep shembullin e Turqise e cila eshte lider ne sektorin turistik, ku shteti po mbulon rreth 70% te kostove financiare qe kane keto biznese.
Ja çfare shkruan ai per situaten e ketij sektori:
-“Per te gjithe pseudo analistet qe mbushin ekranet, dhe duan te japin nota pozitive per ecurine pozitive te turizmit, dhe ne veçanti kur paraqesin qe jugu eshte super plot, jane ose te pa afte ose te blere politikisht. E kuptoni qe jemi ne situate pandemike dhe midis shume masave te rekomanduara nga OBSH kerkohet qe kapacitetet akomoduese te mos kalojne masen 60%. Çdo kush mund te ngreje pyetjen se kush duhet ta mbuloje diferencen? E padiskutueshme: SHTETI. Pse na dhane 51 mil euro, pse vazhdojne donacionet e BE-se? Per te mbuluar sadopak humbjet e biznesit. Vendi me i zhvilluar ne Europe ne lidhje me turizmin bregdetar, Turqia, per autorizimin e hapjes se resorteve, duhet te permbusheshin minimalisht 130 masa anti Covid, ku midis tyre ishte mos kalimi i kapaciteteve mbi 60%. Por koston e fuqise punetore te pa angazhuar, taksa, tatim fitimi, kompensime te tjera, i mbulonte buxheti shtetit ne masen 70%. Dhe per ta mbyllur, keto pseudo analistet udhehiqen nga Dhermiu dhe Jala, per te gjykuar per performancen e turizmit, pa e gjykuar turizmin urban qe eshte ne katastrofe, apo turizmin rural qe jane 90% me pak te aksesuar nga turistet e huaj. Ka shume per te thene”. – perfundon specialisti i Agrobiznesit Ilir Pilku