Zonat rurale kanë qasje të vogël te programet për mbrojtje sociale për shkak të pronësisë mbi tokën, kur në të njëjtën kohë popullata karakterizohet me të ardhura të ulëta, të paqëndrueshme, kryesish punësim joformal.
Një nga degët më të prekura të ekonomisë nga kriza ekonomike-shëndetësore e shkaktuar nga Covid-19 është bujqësia. Ndërprerja e zinxhirëve të shitjeve, frika e popullatës rurale nga virusi, pushimi nga puna i punëtorëve dhe punëtoreve që kanë punuar në fabrikat në zonat rurale ose ulja e pagave të tyre, shkollat dhe kopshtet janë mbyllur gjë që i rrit obligimet dhe punën e grave në zonat rurale.
Po ndryshon e gjithë jeta për të gjithë qytetarët në vend. Autoritetet vlerësojnë se bujqësia duhet të jetë në plan të parë në suazat e prodhimit dhe marketingut. Mbetet e hapur pyetja se sa ndihmohet me të vërtetë, sa është folur seriozisht me fermerët dhe sa janë pranuar kërkesat e tyre si edhe sa e njohin fermerët rëndësinë e funksionimit të shtetit, sigurimin e ushqimit dhe ndikimin e tyre në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.
Ekziston probabilitet i madh që kriza “Covid-19” ta thellojë pabarazinë midis zonave urbane dhe rurale, si dhe midis fushave të ndryshme. Studimet identifikuan tregues të zmadhuar të varfërisë në rajonet rurale në krahasim me ato urbane.
Studimi i World Vision mbi ndikimin e Covid-19 mbi mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri dëshmon se 76% e amvisave nuk i plotësojnë tërësisht nevojat për ushqim, kurse 68% e të anketuarve pohojnë se situata e krijuar nga kjo pandemi ndikon mbi punësimin ose vetëpunësimin e tyre.
Mungesa e NIPT-it ka kufizuar fermerë dhe sipërmarrësit ruralë të sigurojnë leje për të shfrytëzuar fashat e kufizuara të orareve. Ky fakt i shoqëruar me sezonin e punëve në fermë, ka shkaktuar mungesa dhe vonesa të shërbimeve që duhet të kryhen në fermë. Sipas të dhënave zyrtare vetëm një përqindje shumë e vogël e fermave, rreth 15%, janë të pajisur me NIPT fermeri, çfarë ka penguar fermerët dhe sipërmarrësit të nxjerrin leje nga portali e-albania për të lëvizuar lirisht. Ndërkohë, zonat rurale kanë akses të ulët në programet e mbrojtjes sociale për shkak të pronësisë së tokës, kur në të njëjtën kohë popullata karakterizohet nga të ardhura të ulëta, të paqëndrueshme, punësimit kryesisht informal etj.
Ndikimi i pandemisë padyshim që e bllokoi procesin disa javë. Bujqit, bletarët, peshkatarët nuk kanë vajtur në punë dhe transporti është bllokuar, sidomos në javët e para të pandemisë. Muaji mars ka qene mjaft problematik, pasi asnjë fermer nuk mund të lëvizte pa autorizim. Duke marrë në konsideratë nivelin e qasjes së internetit të fermerve (69% nuk kanë qasje) në Shqipëri, ata e kishin të vështirë të pajisen me autorizim elektronikisht.
Fermerët janë ankuar disa herë për dëmet që u ka sjell situata me korona-virusin e ri në punën e tyre. Në Berat dhe Lushnje u hodhën masivisht kastravecë. Në Korçë gjithashtu fermerët u ankuan se nuk mund të shesin prodhimet e tyre bujqësore, për të cilat janë kujdesur gjithë vitin.
Fermerët e vegjël, të rinjtë, gra, grupe prodhuese etj nuk kanë mundur të shesin prodhimet e tyre dhe të sigurojnë lëndët e para (farat, plehrat kimik etj). Shumë prej të rinjve apo familjeve të tyre kanë humbur burimet e jetesës, mundësitë për shkollim, akses në shëndetësi, procese vendimarrëse të cilat prekin jetën e tyre etj.
Grupet e cënueshme, apo komunitetet më të largëta për t’u arritur, nuk i kanë as mjetet themelore digjitale: kompjuterë, lap-top, internet, edukim etj, kështu që e kishin të pamundur në këtë situatë të kërkojnë shpëtim onlajn. Për shkak të masave kufizuese të lëvizjes dhe ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, shumë familje kanë humbur burimet e jetesës. Aksesi në treg – vështirësi ekzistuese edhe në kohë normale, është thelluar gjatë krizës.
Shumë familje në zona rurale gjenerojnë të ardhura në bazë të shitjeve ditore të prodhimeve të tyre, por tani në këtë situatë kaë arritur të prodhojnë sa për konsum në familjet e tyre. Më saktë, 43% e të intervistuarve që kanë tokë bujqësore thonë se situata ka ndikuar në shitjen e produkteve bujqësore (World Vision, 2020).
Organizatat e fermereve dhe ato Agro-turistike dhanë rekomandime të caktuara për tejkalimin e krizës. Diskutimi mbi efektet e krizës në sektorin bujqësor duhet të zgjerohet duke përfshirë edhe efektet në sektorin rural, duhet të rritet ndërgjegjësimi mbi cënueshmërinë dhe rezistencën e dobët të popullatës rurale, sepse janë të qartë treguesit zyrtarë mbi varfërinë. Mandej, të ndihmohen me masa specifike financiare sipërmarrësit e rinj në zonat rurale që për të ngritur sipërmarrjet e tyre janë mbështetur në energjinë dhe punën e tyre, pa mbështetje publike.
Bërthamat e strukturave të bashkëpunimit vendor duhet të ndihmohen me paketë specifike, sepse kjo do të ndihmonte në ripërtëritjen e bashkëpunimit në zinxhirin e vlerës e mbi të gjitha të optimizmit.
Duhet të bëhet hulumtim mbi produktet dhe shërbimet e reja të krijuara nga sipërmarrjet rurale në përgjigje të krizës. Në fund, kriza ka krijuar një mundësi për të përshpejtuar përdorimin e teknologjive dixhitale në zonat rurale, ndërkohë që përbën edhe sfidë në vetvete. Mobilizimi i zgjidhjeve që ofrohen nga teknologjitë digjitale mbetet një mundësi zhvillimi të komuniteve rurale.