Reklame:

Mbrojtja e rrushit nga Grereza me menyra biologjike!

Dy dëmtuesit e hardhise ne kete periudhe jane; TENJA (Lobesia botrana) breznia tretë dhe GREREZA e bistakëve të pjekur me emrin (Vespa germanica ) ose specia tjetër ( Vespa vulgaris)
Deri në fund të dhjetëditorit të parë të muajit Gusht është kohë për trajtimet ndaj tenjës. Trajtimet kanë filluar qysh javën e katër të Korrikut.

GRERËZA.
 Bistakët e hardhisë në pjekje nuk mbrohen nga grerëza me insekticide, por me gracka me lëngje ushqimore.
Instituti i Bimeve Biologjike  ka provuar dy metoda të suksesshme.

1. Lëngu i COCA COLA ushqimore.
2. Lëng manaferres i holluar me ujë, ose fruta manaferre me ujë duke i shtuar edhe një shishe me birrë.

Në rastin e COCA – COLES: një shishe më coca cola hollohet me një shishe ujë. Me këtë tretësirë mbushen 3- 4 shishe gati për gjysëm. Shisheve u hapen tek qafa katër vrima me diametër sa lapsi plumbit dhe varen në vreshtë në zonën e bistakëve të rrushit. Sa më e koncentruar është tretësira aq më shume forcë tërheqëse ka.

Kush është mekanizmi?

Grerëzën e tërheqin lëngjet e frutave. Ajo më te lehtë e ka të shkojë tek një lëng i gatëshëm, se sa të hapi me forcë cipën e kokrrës së rrushit. Lëngu duke lëshuar aromën në vreshtë i tërheq grerëzat dhe ato futen në shishe dhe nuk dalin më. Në shishe vrimat nuk hapen të mëdha, sepse tretësira avullon shpejt dhe së dyti mundet të futen brenda edhe bletë.

Shishet me grackë varen fillimisht tek kultivarët e rrushit me aromë.
Shishet kontrollohen për rimbushje por edhe për ti pastrur nga grerëzat dhe insektet e tjerë të rëna në shishe. Lëngu kullohet dhe hidhet përsëri në shishe, duke e pasuruar me pak lëng të ri.

Sa shishe nevojiten të varen në një dynym vreshtë?

Deri në 10 shishe do ishte mirë. Por si parim, sa më të shpeshta te jene vendosur shishet aq më e madhe është sipërfaqja tërheqëse për grerëzat.

Aty ku ka mundësi përdoret edhe metoda me frutat e manaferrës plus pak birrë.
Parimi është i njëjtë.
Ekspertet dhe specialistet e IBB kane provuar edhe me lëng shaqini, por forca tërheqëse ka qenë më e vogël, krahasuar me dy metodat e para.

Një metodë tjetër është edhe mbulimi i zonës së bistakëve me rrjeta të imta. Kjo ka vlerë kur rrushi do të vilet vonë, ose në rastet e kultivarëve shumë aromatik, të cilët grerëza i sulmon më shumë.
Prof. Ass. Enver Isufi – Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike