Reklame:

Mbrojtja e ullirit nga miza (Bractocera olea) me insekticide

Siҫ kemi përmendur më parë dy janë strategjitë kryesore në mbrojtjen e ullirit nga miza

  1. Strategjia e cila përdor mjete për të menjanuar ҫiftëzimin e mizave, për të shmangur vezëvendosjen në kokrrat e ullirit.
  2. Vrasjen e larvave, me insecticide, të cilat tashmë janë në frutat e ullrit.

Strategjinë e parë e kemi trajtuar shpesh këtë sezon. Ajo mbështetet në përdorimin e shisheve me ujë dhe plehun DAP, me përdorimin e bioinsekticidit Sukses 024 me lëndë vepruese Spinosad, dhe metoda e përdorimit të EKO-Trapeve. Kur kombinohet të gjitha këto metoda, zakonisht nuk lind nevoja për trajtime me insekticide

Strategjia e dytë, mbrojtësë është ajo me insecticide.

Përdorimi i insekticideve ka edhe kjo parimet dhe strategjinë e saj

Elementet e kësaj strategjia janë: niveli i infeksionit të larvave të reja në kokërr, kurba e fluturimit të mizës në feromonet monitoruese, cilësitë e insekticidit (kontakti, nervor, citotropik, sistemik, kohëzgjatja efektit të insekticidit, lloji i mjetit që do të përdoret për spërkatje )

Puna fillon me njohjen e infeksioni nga miza mbi kokrrat e ullirit. Kjo metodë duhet të udhehiqet nga analizat në kokërr.

Si bëhet analiza e kokrrave të ullirit nga infeksioni i mizës?

Në një ullishte me 100 rrënjë, në 10 rrënjë meren nga 10 kokrra ulliri. (mund të merren edhe nga 20 kokrra për të marë shkallë më të lartë sigurie). Pra në 10 rrënjë ulliri meren 100 ose 200 kokrra për analizë. Infeksioni gjithmonë shprehet në përqindjen e kokrrave të prekura.

Mjetet që duhen për analizën e kokrrave të ullirit nga miza dhe hapat që ndiqen.

Hapi parë. Përzgjedhja  e përsonave  të cilët do të bëjnë analizën. Nëse personi nuk është i trajnuar, fillohet me trajnimin e tij. Ai duhet të dijë  se si ta marrë mostrën në ullishte dhe si ta bëjë analizën e kokrrave të ullirit. Pra njohuritë praktike janë mjeti i parë  (Shpesh kur llogorisim inputet, njohuritë nuk i fusim në listën e inputeve !!!) Është kryesore përsoni ,të njohë stadet e mizës  së ullirit, të paktën ky person të bëjë saktë analizën e kokrrave, sepse interpretimin mund ta bëjë  edhe një ekspert i mbrojtjes  së bimëve ose agronomi shërbimit këshillimor i zonës. Këtë analizë e bën edhe vetë ullishtari, nëse ai është trajnuar paraprakisht.

Hapi dytë: përgatitja mjeteve praktike për analizën e ullirit

  1. Qeska plastike ose letre për futjen e kokrrave të mara në ullishte
  2. Kokrrat e ullirit.
  3. Lupë me zmadhim 10 ose 20 herë ( përdorimi binokularit do të ishte koma më mirë).
  4. Brisk rroje Astra, për prerjen hollë të vendeve ku dyshohet për infeksion.
  5. Fletore ku përgaditet tabelate regjistrimit të stadeve të gjetura.

Kjo tabelë hartohet kështu:

Analiza e kokrrave të ullirit: Data………………………Kultivari………………………Vendi ku ndodhet ullishtja…………………………………….Me ujitje ose jo…………. ..Kokrra të analizuara………

 

Kokrra të pastra
Vezë
Larva të reja
Larva të rritura
Galeri boshe pa larva
Pupa
Përqindja infeksionit aktiv ( shuma e larvave të reja, dhe larvave  të rritura )

 

Hapi tretëkokrra e ullirit rrotullohet në dorë, duke  e parë nëse ajo ka ndonjë ngacmim, shpim, plagë të vogël. Ngacmimet e shpimeve dyshohen nga shpimet e vezëvendosësit të femrës  së mizës. Ky vezëvendosës është si gjemb i hollë, nëpërmjet të cilit miza ngul vezën në tulin e kokrrës.

Hapi  katërt. Me briskun,  pritet hollë cipa e kokrrës ullirit, aty ku dyshojmë mund të jetë veza e mizës ( gjatësore e bardhë në krem). Me brisk priten edhe vendet ku duken vrima të vogla ose të mëdha, ku dyshohet se nën to është larva e mizës, ose pupa, ose galeria boshe, ose pupë.

Këto stade të gjetura hidhen në tabelën e mësipërme.

Përqindja infeksionit aktiv përbëhet nga numri përbashkët i larvave të reja dhe atyre të rritura. Pupat dhe galeritë boshe  në interpretim meren  si infeksion i vjetë, ndaj të cilit insekticidi nuk ka më efekt vrasës.

Sa herë përsëriten analizat në kokërr?

Mirë është ҫdo dhjetë ditë, dhe në periudha më të qeta ҫdo 15 ditë ) Zakonisht edhe kurba e fluturimit na orienton. Kur në gracka kapim numër të madh mizash, është një sinjal që analizat duhen bërë shpejt  dhe më shpesh. Numri I madh I mizave në fluturim, na tregon se kemi ҫiftëzim masiv, pas të cilit presim vezëvendosje masive, dhe pas pak diktësh do kemi ҫelje në masë të larvave të reja. Për këtë arsye lind nevoja për pika të monitorimit të mizës me feromone monitoruese.

Hapi i pestëInterpretimi i të dhënave të analizave.

Si do të gjykojmë nëse duhet të fillojnë trajtimet me isekticide ose jo?

Trajtimet me insecticide fillojnë kur në analizë gjejmë rreth 10 % -12 %  të kokrrave  me larva të reja  dhe të rritura  (nga  15 Gushti deri  më 15 Shtator )

Pas datës 15 Shtator, e sidomos pas shirave të parë të muajit Shtator, trajtimet me insecticide kryhen kur gjejmë infeksione më të larta, konkretisht  ku gjejmë 15-20 % larva të reja.

Synimi është  që deri në pragun e vjeljes infeksioni të jetë në kufijtë nën 25 % infeksion. Kjo për ullijtë për drejtim prodhim vaji. ( pa masa mbrojtëse infeksioni në disa vite mund të shkojë 60-90 %)

Për ullijtë për përdorim si kokërr në tavolinë, kufiri i dëmit ekonomik është rreth 2 %.Cilësia  e frutave  të ullirit që do të konservohen duhet të jetë gati 100  % i pastër.

Në këtë kuptim, trajtimet e ullijve si Kokërr Madhi i Beratit, Bela Di Spanja e të tjerë të ngjashëm me to, duhet të kryhen më herët, sepse ato vilen edhe më heret (Brenda gjysmës  së parë të muajit Tetor)

Edhe për kultivarët e hershëm si Frantoj i cili vilet brenda 20 Terorit, infeksionet e larta pritet të ndodhin më heret se sa te  kultivari i vonët, psh si  Kalinjoti)

Trajtimi i fundit duhet të përllogorisi edhe periudhën e karencës (Koha e pritëshmërisë nga përdorimi i produktit në ullishte e deri në vjelje, ose konsum)

Nga: Prof. Ass. Enver Isufi – Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike