Lumi Vjosa, nga më të bukurit e Europës në gjendje të egër, është kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve, por organizatat ndërkombëtare janë vënë në mbrojte të tij.
Javës që shkoi Programi i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) ka miratuar një projekt që synon zhvillimin e qëndrueshëm të pellgut ku shtrihet lumi.
Projekti synon të mbështesë fermerët dhe autoritetet përmes zhvillimit të qëndrueshëm në ekonominë e gjelbër. Nëpërmjet zbatimit të tij do të stimulohet kultivimi i kulturave bujqësore të përshtatshme dhe zhvillimi i agroturizimit. Projekti është financuar nga Qeveria e Norvegjisë.
FAO do të përmirësojë pjellorinë e tokës dhe do luftojë ndotjen e saj. Do të krijohet mbrojtje nga proceset degraduese gjithashtu. Kjo do t’i bëjë fermerët më të mbrojtur ndaj ndikimeve klimaterike sidomos përmbytjeve.
Do të nxitet agroturizmi i lidhur me prodhimet natyrale të zonës. Për të realizuar synimet mbi zhvillimin e qëndrueshëm në luginën e Vjosës FAO njoftoi se do të bashkëpunojë edhe agjencitë e tjera në varësinë e Kombeve të Bashkuara.
Vjosa është pellgu i dytë më i madh i lumenjve (përafërsisht 6 808 km2) në Shqipëri dhe një nga lumenjtë më të gjatë ndërkufitar në zonën e Ballkanit. Lumi kalon në disa qytete, si Erseke, Përmet, Gjirokastër, Tepelene, Mallakastër, Fier dhe Vlorë.
Për shkak se rruga ujore nuk i është nënshtruar ndërhyrjeve njerëzore të tilla si kanalizimet, ajo konsiderohet një nga regjimet e rralla natyrore në Evropë, duke i dhënë Vjosës jo vetëm rëndësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare.
Nga ana tjetër 37 projekte për ndërtimin e HEC-ve mbi lumin Vjosë janë planifikuar andej kufirit, në Greqi dhe në Shqipëri.
Rreth 6 diga të reja janë projektuar në pjesën greke të basenit ndërkohë që është vetëm një ekzistuese vetëm një, diga e madhe e Pigait.
Ndërsa janë në territorin shqiptar janë gati 31 HEC-e, nga të cilat 8 diga janë planifikuar përgjatë vetë Vjosës ndërsa 23 HEC-e të vegjël në degët e saj.
Projekti i Kalivaçit është iniciuar qysh në vitin 1997 nga një kompani italiane por punimet janë ndalur në 2007. Si rezultat, lumi mbetet i pa ndërprerë deri më sot. Të tjerë hidrocentrale të vegjël në degët e lumit janë zyrtarisht “në ndërtim”, por puna aktualisht është ndalur.
Në maj 2016, qeveria shqiptare i ka dhënë lejen koncesionare dy kompanive Turke “Ayen Enerji Şirketi Anonymous” dhe “ Çinar-San Hafriyat Nakliyat Turizm insaat San Ve Tik Ltd.Sti” për të ndërtuar një digë të madhe në Vjosë, HEC-i i Poçemit me digë 50 metra të lartë.
Ndërtimi i kësaj vepre u bllokua një vit më vonë nga Gjykata Administrative, e cila vendosi ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit mbi Lumin Vjosë pas kërkesës së një komuniteti banorësh të zonës së Mallakastrës, në Jug të Shqipërisë dhe aktivizimit të disa organizatave mjedisore vendase dhe të huaja.