Reklame:

Kalendari bujqesor per muajin Shtator 2020

Kalendari i Bujkut ka karakter informimi për të gjitha kulturat bujqësore që kultivohen, për mbareshtrimin e blegtorisë dhe bletarisë etj.
Më poshtë po japim punët kryesore që do të bëhen dhe duhet më pase parasysh nga ana e bujkut
si edhe masat që duhet të merren për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga semundjet dhe
demtuesit për muajin Shtator 2020

PUNIMET NË ARA

PËR BIMEN E DOMATES NE SERA DHE NE FUSHE.
Ne mbjelljet e dyta te domates ne sera problem eshte vrugu dhe alternaria . Lagshti ajrore do te rritet , diferenca e temperatuirave ne mes dites dhe nates eshte e madhe keshtu qe krijohen kushte te favorshme per semundjet e vrugut dhe te alternaries.
Disa lënde aktive për luftimin vrugut dhe alternaries. Produkte me baze bakri

PËR BIMEN E ULLIRIT
Ne kete muaji krijohen kushte te pershtatsheme per zhvillimin e mizese se ullirit si freskia dhe reshjet , prandaj duhet te marrim masa per trajtimet kimike.
Disa lënde aktive për luftimin e mizes se ullirit.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Deltamethrin, Dimethoat. Spinosad. etj.

PËR BIMET E AGRUMEVE
Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtije muaji janë :
Tenja minuese ,e cila ne krahasim me muajt e tjere ka nje zhvillim me te madhe. Duhet te bejme se paku 2 trajtime mbrenda muajit te cilat jane te domosdoshme.

Disa lënde aktive për luftimin e Afideve ,krahebardhave dhe tenjës minuese
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.

PER PRODHIMET NE DEPO
Gruri, Misri ,Fasulja duhet te kontrollohen nga infeksionet dhette merren masa per dizefektimin e tyre.

PËR BIMEN E GRURIT.

NË PARCELAT QE JANE PLANIFIKUAR
Per mbjelljen e duhet te filloje pregaditja e tokes qe ne ditet e para te muajit . duhet te bejme çmos qw tw mos mbjellim Grure mbas Grurit.
Blerja e fares eshte nje pune qe duhet te kete perparsi pasi çfar te mbjellim do te korrim. Per faren duhet te kemi parasyshe qe te kontrollojme parametrat kryesore si :
• Pasteria varietore,
• Fuqia mbirse
• Energjia mbirse
• Pastertia ndaj semundjeve.
• Fara e duhet te dizefektohet , dmth te mos mbjellim fare te pa dizefektuar.
Shperndani sa te jete e mundur qe te ndihmojme sadopak fermeret me disa keshilla minimale per zhvillimin e bujqesise.

Konceptoi :
Agr. Jak PACANI
Agr. Aldo GAME
Agr. Ardjana VASIJA
Agr. Afrime ABDULLAHI