Ethet Afrikane të Derrit (ASF), ësnjë një sëmundje që prek derrat shtëpiak dhe të egër. Edhe pse është e padëmshme për njerëzit, kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse për derrat dhe ka pasoja të rënda social-ekonomike për vendet e prekura.
Në vitet e fundit, ajo është përhapur në të gjithë Evropën. Aktualisht, nuk ka mjekim apo vaksinë në dispozicion. Eshtë e rëndësishme të ndaloni shpërthimet, duke ndërmarrë veprimet e duhura si qytetar, turist, fermer apo gjahtar.
Në zonat e prekura nga shpërthimi i sëmundjes, thjerja masive e derrave në ferma dhe e derrit të egër, është aktualisht e vetmja mënyrë efektive e parandalimit të përhapjes së mëtejshme në rajonet dhe vendet fqinje. Për këtë arsye, zbulimi i hershëm, parandalimi dhe raportimi janë veprimet thelbësore që të vihet nën kontroll kjo epidemi.
Ky website përmban materiale që ofrojnë të dhëna të përgjithshme rreth eheve afrikane të derrit dhe shenjave identifikuese të sëmundjes në derrat e infektuar. Këtu mund të gjeni onformacione se çfarë mund të bëni nëse konsumoni mish nga një rast i dyshuar si i infektuar me ASF, cilat masa mund të merren dhe kë të kontaktoni nëse jeni një fermer, gjahtar ose veteriner.
Aktualisht nuk ka vaksinë për ethet afrikane të derrit (ASF), kështu që një shpërthim mund të çojë në therjen e një numri të madh të derrave të rritur në fermë në një zonë të prekur.
Për shkak se shpërthimi i ASF mund të ketë efekte të tilla shkatërruese, zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë thelbësore për frenimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse.