Reklame:

Vala e re e koronavirusit ne Dimer. Ambientet e brendshme dhe faktore te tjere rrisin shqetesimet

Ekspertët e shëndetësisë janë shqetësuar mbi një valë të re të mundshme të Covid-19 gjatë periudhës së Dimrit, duke identifikuar disa faktorë që mund të sjellin rritjen e normës së infeksionit.  Kjo vjen prej frikës së përhapjes së koronavirusit në Hemisferën e Veriut kur të ndërrojë sezoni,  pasi sëmundjet e frymëmarrjes transmetohen më lehtë në motin e ftohtë.  Njerëzit zakonisht kalojnë më shumë kohë në ambiente të brendshme pranë njëri-tjetrit gjatë Dimrit, me më pak ajrosje dhe hapësirë personale krahasuar me Verën.

Infeksionet e frymëmarrjes, si koronaviruset, përhapen zakonisht nga pikat e pështymës kur dikush kollitet apo tështinë.  Ekspertët e shëndetësisë thonë se moti i ftohtë dhe i thatë ndikon ndjeshëm në transmetimin e sëmundjeve të ngjashme me gripin. “Nuk është e çuditshme të mendohet se do përkeqësohet situate në Dimër”,- tha Simon Clarke, professor i Universitetit të Reading.  Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se ndër faktorët që do të rrisin rrezikun e infeksionit në komunitet përfshijnë udhëtimet më të shpeshta, rikthimi në punë dhe rihapja e shkollave.