Diten e sotme eshte inaguruar hapja e Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore ne Lushnje e cila eshte zyra e 5 e ketij lloji ne Shqiperi.
E pranishme ne kete aktivitet ishte vete Ministria e Drejtesise Etilda Gjonaj e cila u shpreh teper e kenaqur per hapjen e zyres se keshillimit ligjor ne Lushnje e cila do te sherbeje falas per qytetaret.
Gjithashtu te pranishem ishin Deputetet e rrethit te Lushnjes Bashkim Fino, Tatiana Nurçe dhe Bujar Çela si dhe Kr. i Bashkise Lushnje, Drejtori i Ndihmës Juridike Falas z.Ergys Qirici, etj,
Deputeti Fino ka shprehur mirenjohjen per çeljen e zyres ne Lushnje dhe ka kerkuar publicitet sa me te madh te krijimit te zyres dhe sherbimeve qe ajo afron per qytetaret!
Zyra ndodhet ne lagjien “Kongresi” prane Bashkise Lushnje, te ish zyra e QKR prane Inspektoriatit te punes. Kjo qendër e specializuar eshte e përbërë nga 2 juristë të kualifikuar në të gjitha fushat e drejtësisë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e problematikave për komunitetin në nevojë.