Reklame:

Largimi i Prokurorise dhe Gjykates nga Lushnja! Ja si pergjigjet Ministrja e Drejtesise Gjonaj

Gjate nenshkrimit te marreveshjes per hapjen e qendres se informimit ligjor falas ne Lushnje u diskutua edhe nje çeshtje teper e rendesishme, ajo e largimit te mundshem te institucionit te Gjykates dhe Prokurorise nga qyteti i Lushnjes.
Kete shqetesim e ka ngritur Kryetari i Bashkise Lushnje z. Fatos Tushe i cili i kerkoi Ministres Gjonaj nje vemendje me te madhe per rrethin e Lushnjes qytetaret e te cilit e kane vuajtur gjithmone largimin e institucioneve dhe sherbimeve per ne qytetin e Fierit. Ai i kerkoi Ministres moslargim te gjykates dhe prokurorise nga Lushnja per ne Fier!

Ministrja Gjonaj as e pohoi por as e mohoi nje vendim te te tille por theksoi se reforma ne drejtesi dhe implementimi i plote i saj kerkon institucione me te forta ndaj korrupsionit, ndaj eshte ende ne shqyrtim nje mundesi e tille por ende nuk ka nje vendim definitiv per keto institucione.

Ndiqni prononcimin e plote te Ministres Etilda Gjonaj lidhur me levizjen e Gjykates dhe prokurorise se Lushnjes per ne qytetin e Fierit.