Reklame:

Pandemia po shkaterron vreshtarine, fermeret te braktisur ne nje treg te çorientuar

Te gjithe fermeret ne vendin tone te cilet merren me kultivimin e rrushit jane drejt falimentimit. Krahas veshtiresive qe fermeret po hasin çdo vit me vreshtarine si pasoje e ndryshimeve klimatike tashme ata nuk po gjejne treg per shitjen e produktit te tyre.
Ne videon e meposhtme jane vermeret e fshatit Germenj ne Lushnje te cilet kane protestuar per kete situate e cila po i shkaterron ekonomikisht.

Produkti i importit vjen me nje çmim me te lire ne vendin tone dhe kjo si pasoje e ndihmes dhe subvencioneve qe perdorin vendet fqinje per fermeret e tyre. Ne kushtet kur fermeret tane nuk marrin asnje ndihme nga shteti, çmimi aktual eshte nen kosto duke shtuar edhe kerkesen teper te ulet per kete produkt ne treg e cila vjen edhe si rrjedhoje e mbylljes se restoranteve per eventet e dasmave si pasoje e masave anti COVID-19. Por Ministria e Bujqesise Shqipetare nuk eshte e ketij mendimi sepse i konsideron fermeret te pa prekur nga pandemia.
Per kete situate te rende te bujqesise ka reaguar edhe Kryetari i Sindikates se Fermereve te Bashkuar z. Eduart Sharka i cili i ben thirrje qeverise dhe ministrise te reflektoje dhe te reagoje sa me pare per gjendjen e veshtire qe po kalon bujqesia shqiptare.

 

 

Lushnjë, protestojnë fermerët e Gërmenjit. Shkak, hyrja pa doganë e prodhimeve të huaja.

Lushnjë, protestojnë fermerët e Gërmenjit. Shkak, hyrja pa doganë e prodhimeve të huaja….#SyriTv #LajmeSyri #SyriLushnje

Gepostet von Syri Tv am Dienstag, 8. September 2020