Reklame:

Mungesa e tregut per rrushin/ Sindikata ne proteste, thirrje qeverise per mbeshtetje te fermereve

Sindikata e Fermereve te Bashkuar ka mbajtur paraditen e sotme nje proteste ne hyrjen jugore te qytetit te Kavajes ne mbeshtetje te fermereve te zones se Lekajt e Germenj te cileve tonelata me rrush u kane mbetur pa u shitur.

Prej disa ditesh fermeret jane shfaqur ne media dhe rrjetet sociale te shqetesuar per mbetjen e prodhimit te tyre pa u shitur per shkak te futjes se ketij produkti nga rajoni, me çmim konkurues. Si dhe mungeses se subvencionimit nga qeveria sipas ligjit aktual te miratuar ne parlament.

Nderkohe qe kreu i Sindikates se Fermereve te Bashkuar te Shqiperise zoti Eduart Sharka shprehet se Ministria e Bujqesise ka mekanizma per te ndihmuar keta fermere. Ne ligjin per bujqesine neni 12 e tregon qarte se si afrohet kjo ndihme.

Mbyllja e protestes ka qene e veçante pasi ne perfundim te saj fermeret kane shpendare rrushin e marre per simbolike drejtuesve te mjeteve qe kalonin ne hyrje – daljen jugore te qytetit te Kavajes.

Fermeret protestoje per mos shitjen e rrushit, ne fund e shperndajne falas per kalimtaret

Fermeret protestoje per mos shitjen e rrushit, ne fund e shperndajne falas per kalimtaret

Gepostet von Lushnja info am Montag, 14. September 2020