Reklame:

Ndikimi i pandemise ne bujqesi/ Studimi: 22 mln euro humbje nga rrushi

Specialisti i Bujqesise Ilir Pilku sapo ka perfunduar nje studim per impaktin e Covid-19 tek rrushi i tavolines dhe humbja nga mungesa e shitjes eshte 22 mln/euro. Sezoni i vjeljes se rrushit te tavolines ne normalitet mbyllet nga data 5-10 Gusht. Aktualisht ne vreshta 20% e prodhimit te ketij viti eshte akoma ne dege.

Çmimi mesatar gjate viteve te kaluara ka qene rreth 80 lek. Sot eshte eshte 45-50 lek/kg

Fuqia terheqese shume e ulet si dhe konkurenca nga rajoni per shkak te çmimeve te uleta qe dalin ne treg pasi subvencionohen nga shteti.

Fermeret jane hedhur ne protesta dhe kerkojne ndihmen e shtetit per te perballuar humbjen e madhe dhe nje lehtesim sado i vogel do te ndihmonte ne perballimin e kostos se larte te demeve nga pandemia dhe efektet e saj.
Mijera ton rrush jane te pavjela dhe fermeret e Kavajes jua ndane falas nje pjese drejtuesve te mjeteve te cilet kalonin dje ne mesdite ne aksin ku po protestohej dhe kerkohej nderhyrja e qeverise! Sindikata e Fermereve te Bashkuar ka ngritur vazhdimisht shqetesimin ndaj Ministrise se Bujqesise dhe asaj te Financave per zbatimin e ligjit ku thuhet qarte se ne raste fatkeqesish si subvencionohen fermeret e demtuar, por duket kjo ka rene ne vesh te shurdher.