Reklame:

22 Shtatori, Dita Nderkombetare pa makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Nisma europiane “Në qytet pa makinën time” ka startuar për herë të parë në Francë në 1998. U deshën rreth katër vjet që kjo nismë të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në vitit 2002 ishin 476 qytete, të cilat u përfshinë për herë të parë në inisiativën Javë Europiane të Qarkullimit, ndërsa sot numëri i qyteteve të përfshira është shumë herë më i madh. Gjithashtu, kjo inisiativë i ka kaluar kufinjtë e kontinentit europian, pjesëmarrës janë bërë dhe vende të zhvilluara si Kanadaja, Tajvani, Japonia etj.

Dita pa Makina organizohet në qytete të ndryshme në të gjithë botën në mënyra të ndryshme, me qëllimin e përbashkët për të sensibilizuar njerëzit që të përdorin transportin alternativ, duke zvogëluar numrin e makinave në rrugë kontribuojmë në uljen e ndotjes së ajrit të qyteteve tona.