Reklame:

EFSA: Reziku i helmimit nga farat e kajsise, ja sa duhet te konsumoni

Konsumimi i farave të kajsisë mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët. Ky është mesazhi i shprehur nga EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit) në mendimin shkencor të kërkuar nga Komisioni Evropian. Autoriteti ka vendosur që për një të rritur 3 fara kajsi me madhësi të vogël ose gjysmë farë të madhe janë të mjaftueshme për të kapërcyer kufijtë e sigurisë. Një farë e vogël është e mjaftueshme për fëmijët shumë të vegjël.
Rreziku është për shkak të një molekule të quajtur amigdalin (një përbërje cianogjene që përmbahet në sasi të mëdha edhe në bajamet e hidhura). Nëse farat hahen, amigdalina bie në kontakt me disa enzima që e shndërrojnë atë në cianid. Çdo gram amigdalin lëshon 59 mg cianid, kështu që helmimi mund të ketë pasoja fatale (studimet shkencore kanë vërtetuar që cianidi mund të jetë vdekjeprurës edhe në doza që variojnë nga 0.5 në 3.5 mg / kg të peshës trupore).

Për këtë arsye , EFSA ka vendosur një kufi prej 20 mikrogramë / kg të peshës trupore si një dozë akuate referimi ( sasia e cianidit të tolerueshëm për ekspozimin e rastit). Në bazë të hulumtimeve EFSA ka arritur të përcaktojë se sa fara mund të konsumohen në siguri: për të rriturit ato janë 370 mg, e barabartë me 3 fara të vogla, ndërsa për fëmijët e vegjël bie në 60 mg, pra gjysmë farë e vogël.
Nuk është e thjeshtë të vlerësohet shtrirja e konsumit të farave të kajsisë në Evropë. Farat tregtohen kryesisht përmes internetit nga shitësit me pakicë të vendosura në vendet e treta dhe shiten si ilaç antikancerogjen. Disa site rekomandojnë konsumin e përditshëm të 10 farave për njerëzit e shëndetshëm dhe madje 60 fara për pacientët me kancer.
Në këto raste, doza akute e referencës tejkalohet me bollëk, duke rrezikuar helmimin. Simptomat e helmimit të cianidit përfshijnë të vjella, ethe, dhimbje koke, pagjumësi, etje, letargji, nervozizëm, dhimbje të nyjeve dhe muskujve dhe hipotension.
Nuk ka asnjë rrezik që lidhet me konsumimin e kajsive edhe pse këshillohet që të shmangni ngrënien e farave brenda bërthamës.