Ngrohja Globale dhe ndryshimet e forta te klimes kane sjelle situata te veshtira per shume sektore te ekonomise. Bujqesia eshte sektori qe vuan me shume dhe ka demin me te madh e te pakompensueshem si per shkak te profilit dhe te qenit ne kontakt te drejtperdrejte me natyren po aq edhe per shkak te politikave subvencionuese nga qeveria. Nje furtune e tipit ciklon me shpejtesi ere qe i kalonte 100 – 150 km/ore ka demtuar rende plantacionet me agrume ne Xare te Delvines.
Nje video e postuar nga banore te zones tregon demin e madh te shkaktuar dhe frutat e agrumeve qe kane mbushur fushat me kokrrat te paformuara ende.
Specialisti Ilir Pilku nisur dhe nga demi kolosal ne plantacionet e mandarinave ne Konispol dhe Xarre ngre shqetesimin se prej mese 5 vitesh pjesa me e madhe e problemeve vijne nga ndryshimi i klimes ku dhe ka ndermarre nje nisme trajnimesh per menaxhimin e riskut ne bujqesi nepermjet investimeve bashkohore. Ne vleresimin e demit te shkaktuar ne respekt te fermereve dhe enkas per Agronews specialist Pilku na jep keto shifra dhe zgjidhjet qe duhen aplikuar.
-Jane rreth 26 000 ton prodhim i planifikuar, ku rreth 40% eshte demtuar x 55 lek/kg pra demi i shkaktuar eshte afro 5 mln/euro
Rrjetat antibresher eshte zgjidhja e vteme per te eleminuar demet atmosferike.
Ne fushat e hapura, mbjellja e brezave me dru pyjor te larte do te ndikonte per te zvogluar sado pak shpejtesine e eres ne raste ciklonesh.
Kosto e mbulimit me rrjete shkon 22,000 euro/ha. Referuar prodhimit aktual, fermeret per 3-4 vite shlyejne investimin.
Rrjetat antibresher gjithashtu rrisin rendimentin me 10%, si dhe ulin kostot agroteknike me 15%, duke permiresuar ndjeshem cilesine. – mbyll raportimin e tij zoti Pilku.
Ministria e linjes me specialistet ne drejtorite rajonale, AREB apo ne njesite administrative duhet te vihen ne veprim per te mare pergjegjesite e tyre pasi ky dem i madh kerkon evidentim dhe marrje masash per te mos u ndeshkuar kaq rende ne te ardhmen. Menaxhimi i rriskut kerkon investime te cilat e zbusin ose minimizojne demin deri ne eleminim nese eshte e mundur, me qellim mbrojtjen dhe forcimin e fermereve pasi keto disfata te cilat nuk riparohen apo kompensohen disi do te bejne qe fermeret te humbasin interesin per bujqesine dhe te braktisin sektorin duke na kthyer vetem ne konsumatore dhe bleres te produkteve ne rajon e me gjere.
Agronews.al
https://www.facebook.com/ilir.pilku/videos/10217051347691648/