Reklame:

Furtuna demton rende agrumet!

Bresheri i rene pak dite me pare ka sjelle deme te jashtezakonshme ne bujqesi ne zonen e Konispolit dhe te Xarres ne Sarande.

Pasojat me te medha jane ne pemet frutore dhe agrumet ku bresheri ka shkaterruar gjithcka.

Demet ekonomike te shkaktuara nga bresheri per banoret e zones jane te konsiderueshme pasi Konispoli dhe Xarra furnizojne me agrume jo vetem tregun vendas po edhe ate te huaj.

Ne Xarre jane te mbjelle me mandarina rreth 800 hektare toke, me 450 mije peme.

Furtuna e 23 shtatorit shkaktoi edhe permbytje te rrugeve ne disa qytete te vendit si ne Lushnje e Durres, teksa ne shume zona madhesia e nje kokrre bresheri ka qene sa i nje topi ping-pongu.

Por sipas parashikimeve te institutit meteorologjok ditet e veshtira per bujqesine nuk kane mbaruar ende pasi ne fundjave priten shira me intensitet te larte te shoqeruara me stuhi ere.