Nisur nga vlerat natyror edhe burimet natyrore që zona e Porto Palermos ofron, është e rëndesishme që ajo të ketë një mënyrë menaxhimi ku të gjejmë ekuilibrin midis përfitimeve social-ekonomike dhe ruajtjes së burimeve natyrore duke siguruar zhvillim të qëndrueshem të zonës. Për këtë grupet e interesuara po analizojne mundësine e menaxhimit të zonës sipas modelit të qeverijes me pjesëmarrje të gjërë dhe bashkëpunimit të organeve qeverisëse lokale me komunitetin.
Për të ndihmuar ketë mënyrë bashkëqeverisjeje, grupet e interesuara diskutuan opsionin e hartimit të një plani menaxhimi sipas modelit të propozuar si “Toka blu”. Në kuadër të kësaj nisme që ka ardhur nga bashkëpunimi me projektin që po zbatohet në zonën e Porto Palermos, u zhvillua takimi konsultativ për zonimin e «Tokës Blu» të Porto Palermos sipas propozimit të Parkut Bashkiak.
Zona e Gjirit të Porto-Palermos edhe pse ende jo pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri, përbën një zonë me interes natyror por edhe ekonomik në shkalle lokale dhe kombëtare.
Kjo ka kërkuar një analizë të thelluar të hapësirave ligjore dhe propozime për përmirësime dhe ndryshime në trajtimin ligjor të bashkëmenaxhimit të zonave natyrore. Qëllimi është të sigurohet menaxhim i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe kulturore të zonave detare dhe bregdetare, me pjesëmarrjen aktive të komuniteteve lokale.


