Reklame:

“Blue land” – Zhvillimi dhe menaxhimi i qendrueshem i gjirit te Porto-Palermos!

Nisur nga vlerat natyror edhe burimet natyrore që zona e Porto Palermos ofron, është e rëndesishme që ajo të ketë një mënyrë menaxhimi ku të gjejmë ekuilibrin midis përfitimeve social-ekonomike dhe ruajtjes së burimeve natyrore duke siguruar zhvillim të qëndrueshem të zonës. Për këtë grupet e interesuara po analizojne mundësine e menaxhimit të zonës sipas modelit të qeverijes me pjesëmarrje të gjërë dhe bashkëpunimit të organeve qeverisëse lokale me komunitetin.

Për të ndihmuar ketë mënyrë bashkëqeverisjeje, grupet e interesuara diskutuan opsionin e hartimit të një plani menaxhimi sipas modelit të propozuar si “Toka blu”. Në kuadër të kësaj nisme që ka ardhur nga bashkëpunimi me projektin që po zbatohet në zonën e Porto Palermos, u zhvillua takimi konsultativ për zonimin e «Tokës Blu» të Porto Palermos sipas propozimit të Parkut Bashkiak.

Zona e Gjirit të Porto-Palermos edhe pse ende jo pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri, përbën një zonë me interes natyror por edhe ekonomik në shkalle lokale dhe kombëtare.
E propozuar si një zonë “Blue land”, në kuadër të projektit Interreg Shqipëri-Itali-Mali i Zi, Agjencia e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me partnerët e projektit është angazhuar prej disa vitesh në promovimin e një modeli të qëndrueshëm zhvillimi dhe menaxhimi të gjirit të Porto Palermos duke u fokusuar në përfshirjen dhe angazhimin e grupeve lokale të interesit.
Modeli menaxhues “Blue Lands” ose “Territoret Blu”, ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e një modeli qeverisës me pjesëmarrje në nivel ndërkufitar, duke përfshirë komunitetet lokale bregdetare në përcaktimin e veprimeve menaxhuese për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve detare dhe bregdetare.

 Kjo ka kërkuar një analizë të thelluar të hapësirave ligjore dhe propozime për përmirësime dhe ndryshime në trajtimin ligjor të bashkëmenaxhimit të zonave natyrore. Qëllimi është të sigurohet menaxhim i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe kulturore të zonave detare dhe bregdetare, me pjesëmarrjen aktive të komuniteteve lokale.

Ky model menaxhimi synohet të jetë i krahasueshëm me atë të një “Zone të Mbrojtur Detare”, duke dhënë shembullin e menaxhimit të qëndrueshëm të një zone pavarësisht nesë gëzon apo jo statusin “ Zonë e Mbrojtur Mjedisore”, sipas Ligjit të Zonave të Mbrojtura.
Përfitues kryesor nga ky model menaxhimi parashikohen të jenë: grupet lokale të interesit, shoqatat e peshkatarëve, institucionet e qeverisjes lokale, administratat e zonës së mbrojtur në nivel lokal, sektori i turizmit, biznesi, qytetarët, vizitorët dhe komuniteti lokal.