Reklame:

Qeveria e Kosoves dyfishon subvencionet per fermeret!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar vendimin për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa në prezantimin e këtij propozimi ka the se, ky sektor gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është ballafaquar me shumë sfida.

Ai shtoi se në kuadër të Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike do të bëhet dyfishimi i subvencioneve për fermerët.

“Pandemia COVID-19 ka paraqitur mjaftë sfida edhe për sektorin e bujqësisë. Këto sfida filluar me të vjelat dhe të mbjellat, ku në mungesë të tregjeve të gjelbëra ka vazhduar me mungesë të shitjes së produkteve bujqësore gjatë tërë vitit. Sipas Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike kemi paraparë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, krahasuar me normat e viti 2019, duke rritur substancialisht fondet për të investuar edhe më shumë në bujqësi.

Kete vit do të paguhen dyfish subvencionet për të gjitha kulturat e përfshira në Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020: për grurin, misrin, elbin, cilësinë e qumështit, krerët e lopëve dhe buallicave qumështore, delet, dhitë, dosat, pulat, vreshtat, verën, bletët, mjedrën, peshkun, BMA-të dhe të gjitha kulturat dhe masat tjera të përfshira në PPD2020”, bëri me dije ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Prandaj, që nga dita e parë e Qeverisë Hoti, si pjesë integrale e Programit qeverisës, në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kemi paraparë dyfishimin e subvencioneve vetëm për vitin 2020”, tha tutje ministri Mustafa, duke shtuar se dyfishimi i subvencioneve, do të rrisë substancialisht fondet që bujqit do të kenë në xhirollogaritë e tyre për të investuar edhe më shumë në bujqësi.

Me këtë dyfishim, në industrinë e qumështit, cilësia do të paguhet me: 12 cent për litër të klasës ekstra, 8 cent për klasën e parë dhe 4 cent për klasën e dytë.

Me nga 140 euro do të paguhet për krerë të lopëve dhe buallicave qumështore, 30 euro për dele dhe dhi. Dyfish do paguhet edhe subvencioni për pulat vojse, 1 euro për thëllëza, 40 euro për dosa në riprodhim, 100 euro për therjet e gjedhit në thertore të licencuara dhe 40 cent për kilogram të peshkut. Bletaria dhe mjedra sivjet do të subvencionohen me 30 euro çdo koshere dhe me 16 cent çdo kilogram i mjedrës.