Reklame:

Si te kultivoni barin e bletes (Melissa oficionalis)

Melissa officinalis është bimë barishtore shumëvjeçare, që e ka origjinën nga vendet në lindje të Detit Mesdhe. Në vendin tonë, bari i bletës gjendet nëpër vende me hije, veçanërisht në zonat fushore. Është një bimë shumë aromatike dhe nëse e fërkojmë mes duarve, mban aromë si limon. Grekët e lashtë e kanë përdorur barin e bletës që 2000 vjet më parë. Asokohe, bari i bletës ishte një kurë bimore në nder të perëndeshës Diana. Në mesjetë, bari i bletës përdorej për të lyer plagët, dhimbjet e dhëmbit, kafshimet e qenit, shtrembërimet e qafës dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Legjenda thotë që bari i bletës përdorej edhe kundër rënies së flokëve. Bari i bletës njihet si melissa officinalis ose lemon balm. Me kalimin e viteve, bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve. Në mjekësinë popullore, gjethet e barit të bletës kurojnë edhe dhimbjet menstruale.

Bari i bletes eshte nje bimë rreth 60 – 80 cm e gjatë me rrënjë të forta të degëzuara, lule të bardha (disa specie dhe të verdha). Kushtet e suksesit: lartësia mbi nivelin e detit deri në 1000 m dhe reshjet mesatare të arrijnë deri në 600 mm në vit. Kultivohet me sukses në tokat pjellore, me aciditet pH 6 – 7. Përpunimi themelor i tokës duhet të jetë i thellë (35 cm).

PËRPUNIMI I TOKËS
Punimi i tokës para mbjelljes duhet të përbëhet nga operacionet e mëposhtme të punës: Nivelimi, plehërimi: NPK 400 – 500 kg / ha plehërim bazë përpara se të lërohet, kurse pas nivelimit, ose para lërimit themelor (por megjithatë është më mirë të përcaktohen normat dhe rendi i plehërimit sipas rezultateve dhe rekomandimeve të marra nga analizat agrokimike të tokës të kryera në laboratorët e akredituar).

SHTIMI – HEDHJA E FARËS – MBJELLJA
Shtimi i kësaj bime gjatë rritjes së kultivuar mund të bëhet nëpërmjet mbjelljes së drejtpërdrejtë me fara, me rizoma se nëpërmjet prodhimit të filizave. Prodhimi i filizave kryhet me mbjellje në vragji, me rizoma, ose nëpërmjet prodhimit të filizave. Prodhimtaria e filizave kryhet me mbjellje në vragji për filiza: 5=8 gr/m2 farë (1 gr = 160 fara), nevojitet 50 m2 vragji që të prodhohen filiza të mjaftueshëm për mbjellje të 1 ha.
Mbirja ndodh 15-20 pas mbjelljes (në varësi të temperaturave dhe kushteve të kultivimit), rritja për 40-60 ditë është 10- 20 cm dhe ka 2-3 gjethe të zhvilluara – për mbjellje në fushë; mbjellja në fushë: në vjeshtë pse në verën e hershme me largësi 50 cm midis rreshtave, kurse në vetë rresht 30 cm, për 1 ha ≈ 66.600 filiza.

MBLEDHJA – KORRJA E BIMËVE
Në kushte të ujitjes gjatë rritjes së kultivuar të kësaj bime ajo mund të korret 3-4 herë gjatë vegjetimit në faza para lulëzimit dhe në lartësi prej 10 cm mbi tokë. Në vitin e parë rendimenti i masës së thatë mbitokësore është 600-800 kg/ha. Në vitin e dytë dhe vitet në vijim 2000-3000 kg/ha masë e thatë.

KUJDESI PARA VEGJETIMIT
1 kultivimi ndërmjet rreshtave me makineri dhe 2 krasitje manuale; 1 – 2 ujitje (50l / m2) midis çdo korrjeje.
Rendimenti: Në vitin e parë : nga 2 korrje rreth 0.5 t / ha masë e thatë;
Viti i dytë: Korrja e parë më 17 qershor. 3,75 t / ha masë e thatë (gjithsej 15 t prej 4 ha, nga të cilat 8.7 t gjethe: 6.3 t kërcell (raporti gjethe vs kërcell 1.3: 1);
Korrja II më 15 gusht 2,325 t / ha masë e thatë, gjithsej 9, 3 t për 4 ha, nga të cilat 5 t gjethe: 4.3 t kërcell (raporti gjethe vs kërcell 1.16: 1);
Viti i dytë: Korrja III më 13 tetor 0,7 t/ha masë e thatë, gjithsej 2.8 t për 4 ha, nga të cilat 2 t gjethe: 0.8 t kërcell (raporti gjethe vs kërcell 2.5: 1); Rendimenti total nga
korrja I + II + III = 27,1 t masë e thatë (6,775 t/ha), me një raport prej 15.7 t gjethe: 11.4 t kërcell, (raporti mesatar gjethe vs kërcell 1.4: 1).

MËNYRE E MBLEDHJES DHE VEÇIMIT TË GJETHES NGA KËRCELLI:
Mbledhja bëhet me radhë nëpërmjet operacioneve të mëposhtme mekanike: Korrje, balancim (moment i rëndësishëm në raport me përqindjen e lagështisë në biomasën e tharë mbitokësore); veçimi i gjethes nga kërcelli me kombajnë drithi e rregulluar në përputhje me bimën.