Reklame:

Vaksina falas dhe 400 veterinere me shume – Resuli: Propagande qeveritare

“Punësimi i 400 veterinerëve të rinj është një propagandë e qeverisë, ndërkohë që ka veterinerë që iu dalin pafund. Madje një pjesë e këtyre veterinerëve të bashkisë do marrin rrogën nga taksat tona edhe pasi të ikin nga puna. Shteti ka vetëm veterinerë zyrtarë, terreni nuk kemi, raportimet na vijnë nga veterinerët privat”. – keshtu eshte shprehur Mjeku Veteriner Ervin Resuli ne nje interviste televizive.

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, mjeku veteriner Ervin Resuli e quajti propagandë qeveritare lajmin për punësimin e 400 veterinerëve të rinj, të bërë publik nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi. Ndërsa ironizon Çuçin për vaksinat falas, që sipas Resulit kanë qenë free që në kohën e mbretit Zog.

“Strukturat veterinare në Ministrinë e Bujqësisë nuk e kanë informacionin në mënyrën e trajtimit, sjelljes së veterinerëve ndaj kafshëve të kontaminuara që sjellin humbje kafshësh. Kemi vetem propagandë, vaksinimi falas që thotë ministri Çuçi ka qenë free gjatë gjithë kohës, nuk është risi. Ndërsa oër matrikullimin falas, nuk është e vërtetë pasi bëhet klinikat veterinare kundrejt pagesës. Kemi dhe një rënie të numrit të gjedhëve më shumë nga ajo çfarë deklaron INSTAT”-deklaron mjeku veteriner Resuli.