Reklame:

Dita Boterore e Habitateve – PKDK aktivitete edukative me nxenes te zones

Kombet e Bashkuara kanë përzgjedhur të hënën e parë të Tetorit si Ditën Botërore të Habitateve në përkujtim të përvjetorit të konferencës së parë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara mbi kolonizimet njerëzore, mbajtur në Vankuver, Kanada në 1976-ën.

Qëllimi i Ditës Botërore të Habitateve është ti kujtojë botës përgjegjësitë e saj në të ardhmen e habitateve të qëndrueshme mjedisore.

Administrata e Zonave te Mbrojtura te Qarkut Fier ashtu si ne çdo dite mjedisore ka kryer aktivitet edukativ dhe sensibilizues me nxenes te shkolles 9-vjeçare Mize. Nxenesit u njohen per rendesine e habitateve dhe qendrueshmerine e tyre mjedisore per te patur nje natyre e cila eshte ne harmoni me te gjitha gjallesat pasi te gjithe kane nevoje per nje vend ku te rriten, te ushqehen, te jetojne dhe te shumohen.

Specialistet e AdZM Fier theksuan faktin se Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, shquhet për larmi të peizazheve biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitet të lartë në Europë. Larmia e ekosistemeve dhe habitateve, ofrojnë një shumëllojshmëri të lartë të llojeve të bimëve dhe kafshëve. Rreth 32% e të gjithë florës evropiane ndodhet në Shqipëri.

Flora shqiptare është e lidhur ngushtë me florën e rajonit të Mesdheut, si dhe me florën e Alpeve Evropiane Jugore dhe më gjerë. Diversiteti i peizazhit brenda vendit rrjedh nga karakteristikat natyrore dhe origjina e lashtë e Shqipërisë, si dhe aktiviteti i shoqërisë njerëzore. Gjithashtu Shqipëria shquhet për një diversitet të lartë të burimeve gjenetike, llojeve dhe ekosistemeve. Në vendin tonë rriten rreth 400 lloje bimore të cilat janë ballkanike

Tema pë vitin 2020 është “Strehimi për të gjithë – Një e ardhme më e mirë urbane”. Këtë vit qëllimi i Ditës Botërore të Habitatit është të reflektojë mbi gjendjen e qyteteve tona dhe mbi të drejtën themelore të të gjithëve për strehim adekuat. Ai synon gjithashtu t’i kujtojë botës se të gjithë kemi fuqinë dhe përgjegjësinë për të formësuar të ardhmen e qyteteve tona.

Edhe në Shqipëri prej disa vitesh ka filluar të ndërmerren nisma të ndryshme dhe aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të kësaj dite.