Ne parcelat qe jane planifikuar per mbjelljen e grurit duhet te filloje pregatitja e tokes qe ne ditet e para te muajit Tetor. Duhet ber kujdes nga fermeret qe te mos mbjellin Grure mbas Grurit. Blerja e fares eshte nje pune qe duhet te kete perparsi pasi çfar te mbjellim do te korrim. Per faren duhet te kemi parasyshe qe te kontrollojme parametrat kryesore si :
• Pastertia varietore
• Fuqia mbirse
• Energjia mbirse
• Pastertia ndaj semundjeve.
• Fara e duhet te dizefektohet , dmth te mos mbjellim fare te pa dizefektuar.
INFORMACION I DOBISHEM PER KUSHTET E KULTIVIMIT TË GRURIT
Kryesisht gruri është kulturë e klimës kontinentale, temperaturat më të favorshme për mbirje të farës janë 14-20 grade C, ku mbin për 5-7 ditë. në temperaturë 7-8 Grade C mbin për 17-20 ditë, ndërsa në temperatura më të ulëta mugullon dhe mbin edhe më ngadalë. uji/ujitja luan një rol të rëndësishëm ku gjatë vegjetacionit kërkohen 500-700 mm të reshjeve të cilat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë të drejt.
Megjithatë, vlen të theksohet fakti se kultura e grurit është e ndjeshme në mungesë të lagështisë sidomos në fazën e kallëzimit dhe në kohën e formimit dhe mbushjes së kokrrës. Shumë negativisht do të ndikoj në zhvillim dhe frytë-dhënie nëse moti i thatë do te përcillet me temperatura të larta.
Tokat më të përshtatshme për kultivimin e grurit janë tokat e pjellore dhe të thella me reaksion të lehtë acidik si dhe me lagështi relative. Qarkullimi bimor po ashtu luan një rol të rëndësishëm në arritjen e rendimenteve të larta. Pandaj në këtë drejtim fermerët duhet të marrin shumë seriozisht qarkullimin bimor të kulturave të ndryshme sepse grurit aspak nuk do t’i përshtatet prodhimtaria në monokulturë, e gjithë kjo vije si rezultat i kërkesave pothuajse të njëjta për ushqim dhe po ashtu rreziku i rritjes dhe zhvillimit të sëmundjeve mund të jetë permanent.
Në vendin tonë si parakultura më së shpeshti përdoret misri. në rast se e përdorim misrin si parakulturë atëherë e dëshirueshme do të ishte të përdoren kultivarët e misrit të cilët kanë vegjetacion të shkurtër. në bazë të mundësive fermerët do t’i këshillonim që si parakulturë t’i përdorin bimët leguminoze pasi që ato janë parakulturat më të mira të cilat përdoren edhe si pasurues të tokës, për sa i përket punimit të tokës Këto operacione do të jenë të madhe nga parakulturat të cilat fermerët do t’i përdorin ose janë duke i përdor, në raste se fermerët përdorin parakultura të hershme, atëherë në këto raste i këshillojmë fermerët që ta bëjnë një lëvrim të cekët ose cilindrim të thellë me qellim të futjes së mbetjeve bimore dhe ruajtjes së lagështisë, ky punim preferohet të jetë deri në 10 cm thellësi.
Më vonë rekomandohet lëvrimi i thellë dhe futja e sasisë themelore të plehrave minerale. thellësia e lëvrimit themelor varet nga toka dhe kushtet klimatike, në rastet më të shpeshta ky lavërim kryhet në thellësi deri në 25cm. si rezultat i masave agro teknike do të vije deri tek krijimi i shtresës sipërfaqësore e shkrifëruar, e cila do të jetë si bazë e mirë dhe do të ofroj parakushte të volitshme për mugullim dhe mbirje homogjene të farës.
Në rast se përgatitja e tokës nuk do te jetë në nivelin e dëshirueshëm, si për shembull sipërfaqja tokësore nuk thërrmohet, nuk nivelohet dhe nuk krijohet masa e shkriftë atëherë fara mund të mbetet e pa mbuluar, do të këtë mbishmëri më të ulët, mund të dëmtohet nga shpezët dhe përveç që do të mbijë me vones mund edhe të dështoj pjesërisht apo tërësisht, sepse në këto raste edhe nëse fara mbinë, atëherë rrënjët do te depërtojnë me vështirësi në thellësi të tokës, mbirjet nuk janë uniforme, nyja e vëllazërimit formohet ceket dhe dëmtohet gjatë dimrit.
Për këtë arsye shtresa e sipërme e tokës në thellësi 10-12 cm, duhet të përgatitet me kujdes të veçantë. përveç përgatitjes së tokës, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtoni edhe plehërimit, metodave, mënyrave dhe dozave të plehërimit. Mënyra më e drejt e plehërimit do të gjendët në rast se fermeri do të jetë në gjendje që paraprakisht t’i bëjë analizat agrokimike të tokës.
Pastaj, në bazë të rezultatit të këtyre analizave fermerët do të jenë në gjendje që ta kenë një fotografi të çartë se me cilën sasi dhe me çfarë kombinimi të elementeve kimike do ta trajtojnë sipërfaqen ku planifikojnë të mbjellin grurin! në vazhdim po paraqesim disa nga kombinimet e mundshme të azotit dhe fosforit që janë në qarkullim dhe në përdorim, si: N:P 16:32, 18:48, 11:52, 10:50, 20:20 etj. për formimin e 100 kg të farës dhe sasisë së përgjegjshme të kashtës, grurit duhet ti sigurojmë: 2,5 – 3 kg N, pastaj 1,4 – 1,6 kg P2O5, si dhe 2,5 – 3,5 kg K2O.
Pleherat qe perdoren zakonisht jane DAP me 46% fosfor 18% azot. Plehrat potasik jane kloruri i potasit ose sulfati i potasit zakonishte nuk perdoren se tokat konsiderohen si te pasura me potas, por megjithse nuk duhet perjashtuar perdorimi i tij sepse mungojne analizat e tokes dhe shfrytezimi vit pas viti ka quar ne uljen e tij .
Persa i perket perdorimit te pleherave azotike , zgjedhja e tyre behet ne varsi te kohes se perdorimit .Ne qofte se nuk perdorim DAP mund te perdoret ureja .
Gjate vegjetacionit ,zgjedhja eshte e kufizuar midis nitratit te amonit me 26-33% dhe ures 46%.Nitrati thithet shpejte dhe mire nga bima . Ureja thithet me ngadale por eshte i qendrushem nga shperlarja .Pleherat organik zakonisht nuk perdoren ne grure sepse vihet ne dispozicion te bimes vone ne pranvere, vetem ne kushtet e lageshtires mund te perdoret si plehe i lengeshem Gjithashtu, nëse fermerët dëshirojnë që të arrijnë rendimente më të larta për njësi të sipërfaqeve atëherë fermerët mund të përdorin kombinime nga më të ndryshme.
Në vijim po i paraqesim vetëm disa si: 150 – 180 kg/ha N, apo 90 – 100 kg/ha P2O5, ose 160 – 200 kg/ha K20. nëse fermerët dëshirojnë të arrijnë rendimente sa më të larta atëherë i këshillojmë që për plehërim themelor apo nën plug të përdoren sasia të vogla të azotit nga 10 -25% dhe të përdoren sasi më të mëdha të fosforit dhe kaliumit dhe kjo sasi do të duhet të sillet nga 50–70%. pastaj, para mbjelljes këshillohen fermerët që të përdorin plehra me përmbajtje të balancuara të materieve ushqyese në mes të azotit, fosforit dhe kaliumit.
Kurse sa i përket riplehrimit i këshillojmë fermerët që të përdorin plehra me përmbajtje të azotit/urea që përban 46% të azotit të tretshëm, dhe kjo do të duhet të jepet në disa faza; ku në fazën e parë në fillim të vegjetacionit preferohen të përdoren nga 40 – 60 kg/ha, pastaj në fillim të formimit të kallirit bima trajtohet me riplehrim korrektues nga 30 – 50 kg/ha. megjithatë, vlen të theksohet rasti se kombinimet e cekura më lart jo gjithherë janë prezente në tregun tonë përveç masave të permendura më lart, vlen të theksohet fakti se nëse fermerët dëshirojnë të arrijnë rendimente sa më të larta atëherë, kujdes të veçantë do të duhet t’i kushtojnë edhe kohës së mbjelljes së grurit. Është evident fakti që në vendin tonë kryesisht dominojnë kultivarët dimëror andaj në këtë drejtim rëndësi e veçantë duhet tu kushtohen temperaturave dhe kohës së nevojshme për kryerjen e të gjitha fazave.
Gjithashtu, kujdes të veçantë fermerët duhet t’i kushtojnë edhe evitimit të mbjelljes së parakohshme, kështu që patjetër duhet të evitohen mbjelljet para afatit optimal si për shembull mbjellja në muajin shtator. në këto raste do të paraqiten një ser pasojash si; bima do te këtë rritje të bujshme. në këtë rast, bima në të shumtën e rasteve është mbuluar me shtresë të borës. nën këtë shtresë të borës, varësisht nga trashësia e saj temperatura mundet të jetë shumë më e lart nga temperatura e ajrit. nëse temperatura është rreth 0 gradë c, ndërsa bima që ka zhvillim vegjetativ të bujshëm ka frymëmarrje intensive, kështu që harxhon më shumë amidon të akumuluar.
Rezervat e amidonit në ato raste shumë shpejt shpenzohen dhe bima kalon në fazën e plogështisë dhe lehtë mundet të sulmohet nga sëmundjet e ndryshme si fusariosat. Mbjellja farës bëhet në afatin optimal i cili është 15-30 tetor për zonën malore, për zonën fushore 1-15 nëntor gjithmon në qoftë se moti eshte i qendrushem. Rezultatet më të mira arrihen në mbjelljet me makina mbjellëse, me anën e të cilave sigurohet vendosja optimale e farës në tokë, si në dendësi ashtu edhe në thellësi. Fara mbillet 2-3cm thellë në rreshta me largësi 10-15 cm. Sasia optimale e farës për mbjellje duhet të jetë prej 200–220 kg/ha.
Pamvarësisht nga përbërja e tokës dhe nga lagështia e tokës në momentin e mbjelljes. Gruri mbillet në bazë të numrit të kokrrave për m2, ndërsa norma e mbjelljes sillet prej 450-500 fara të mbira/m2. ndryshimi i shpeshtë i temperaturave në këtë stinë të dimrit, ka një ndikim negativ tek kulturat vjeshtore. pasi që në vendin tonë si e mbjellur vjeshtore është gruri, atëherë ajo është dëmtuar në masë të madhe, sidomos në kërcellin e gjetheve. ndërkaq, riplehrimi i grurit duhet të bëhet gjatë shkrirjes së borës së fundit.
Shumë fermer nga viti në vit mbjellin gjithmonë të njëjtën sasi të farës për njësi të sipërfaqes (norma e mbjelljes) duke mos marruar parasysh aftësitë fizike të farës dhe aftësitë e kultivarit mandej nga koha e mbjelljes, kushteve klimatike dhe kushteve të përgatitjes për mbjelljen e farës. Në të shumtën e rasteve fermerët mbjellin sasi më të madhe të farës se sa ajo është me të vërtet e nevojshme dhe si rezultat i kësaj është ngritja pa arsye e shpenzimeve për mbjellje. Prandaj, duke marruar parasysh faktorët e cekur më lartë, sasia optimale e farës për mbjellje asnjëherë nuk është e njëjtë.
Duhet të kihet parasysh fakti se norma e mbjelljes asnjëherë nuk është e njëjtë, sepse kjo varet shumë nga kushtet klimatike në atë vit, pastaj përgatitja e tokës si dhe afati i mbjelljes, fakti që do të duhet të merret parasysh se nëse koha e mbjelljes është jashtë afatit optimale atëherë sasia e farës do të duhet të jetë më e madhe për 10 -15%. Mesatarisht sasia e farës për hektarsillet nga 240-260 kg/ha, marrje e rendimenteve të larta në grurë është e kushtëzuar me sigurimin e regjimit të përshtatshëm ujor në tokë nga mbirja deri në pjekje. po që se ky regjim do të prishet nga teprica ujit në tokë, pasojat do të jenë shumë të renda: rrënjët mbesin në sipërfaqe e nuk zhvillohen në thellësi, prishet aktiviteti mikrobiologjik, ulet koeficienti I shfrytëzimit të plehrave, toka ngjishet dhe prishet struktura e saj.
Përfundimisht bimët zhvillohen më dobët, janë të zverdhura dhe në rast thatësire nuk e durojnë dot atë, për pasoj rendimenti ulet. Vjeshta dhe dimri në vendin tonë shpesh janë me reshje të shumta dhe të zgjatura kështu që bën të domosdoshëm organizimin e masave të forta për kullimin e tokave – hapjen e vijave kulluese sidomos në ultësira dhe ruajtjen e tokës dhe bimëve nga gërryerjet në zonat e pjerrëta. Kërkesat, për të marrë rendimente të larta, e kanë kthyer grurin në një kulturë të ujitshme. për shumicën e zonave bujqësore në vendin tonë, në të shumtën e rasteve shirat e muajve prill-maj nuk i plotësojnë nevojat e grurit për ujë.
Për ujitjen e grurit momentet themelore agroteknike janë: përcaktimi i kohës së ujitjes, sasia e ujitjeve, përcaktimi i normës së ujit për çdo ujitje dhe teknikat e ujitjes. për kushtet e vendit tonë, fazat më kritike të grurit për ujë janë ato të kallëzimit, pllenimit dhe formimit të kokrrës. megjithatë, gruri duhet të ujitet sa herë që paraqitet nevoja, pavarësisht nga fazat kritike të tij. si gjendje optimale mund të merret kur lagështia në tokë është në kufijtë 65-77% të kapacitetit të saj ujëmbajtës. sasia e ujitjeve mund të shkoj sipas rastit, nga 1 deri në 3.
Norma e ujit për çdo ujitje, kushtëzohet nga gjendja e agështisë në tokë, përbërja mekanike e tokës, thellësia e depërtimit të rrënjëve etj. Rreth 50% të sasisë së ujit që përdor gruri e thith nga thellësia e tokës 0-30cm. 20-25 % nga thellësia 30-60 cm, 10-15% nga 60-90 cm dhe rreth 10% nga shtresat me thellësi 90-120 cm. në tokat e lehta e më përshkueshmëri të madhe, normat e ujitjes janë më të vogla se sa në tokat e rënda. norma ujitjes mund të llogaritet 400-700 m3/Ha uji për një ujitje.
Rol të rëndësishëm në arritjen e rendimenteve sa më të larta luan edhe mbrojtja e grurit nga barerat e këqija. Kështu që fermerët duhet të jenë të përgatitur për një trajtim sa me korrekt dhe në kohë të duhur të luftimit të këtyre barojave! në vazhdim po paraqesim disa nga preparatet që përdoren më së shpeshti, qëllimi i tyre, koha e për dorimit si dhe doza e përdorimit! përveç mbrojtjes nga barojat e këqija fermerët kujdes të veçantë duhet t’i kushtojnë edhe luftimit të sëmundjeve dhe mbrojtjes nga sëmundjet që e prekin kulturën e grurit. Kështu që në varësi nga shkaktari, intensiteti dhe shkalla e dëmtimit, mbrojtja e grurit bëhet 1-2 herë:
a) në fazën e 1-2 internodieve,
b) në fazën e kallëzimit para lulëzimit.
Gjithashtu edhe luftimit të dëmtuesve fermerët duhet t’i kushtojnë një kujdes të veçantë. në këtë drejtim i këshillojmë fermerët që për luftimin e dëmtuesve të përdorin preparate gjerësisht insekticidet në përdorim si; fastac 10 sc ( Alfa- cypermethrin ) 0,1-0,12 l / ha, dhe Karate 2,5 ec ( Lambda-Cyhalothrin )0,2-0,3 l / ha. ETJ
Me këto norma fare në kushte normale mbjelljeje sigurohet një numër bimësh prej 450-500 bimë/ ose 4.5-5 milionë bimë/Ha
Kontrolli i Barishteve te keqija ; Luftimi i barerave te keqija behet nepermjet perdorimit te herbicideve Trajtimet mund te behen
1) para mbjelljes
2) para mbirjes
3) pak kohe pas mbirjes
4) disa kohe pas mbirjes Trajtimet para mbjelljes behen kur bejme mbjelljen direkte pa punim .
Herbicidet qe perdoren jane me veprim total p.sh Diquat(kontakti) ,Glifosat (sistemi ) , glifosat amoni (kontakti ). Trajtimet para mbirjes behen menjehere pas mbjelljes. Preparatet qe duhen te perdoren jane ne baze te njohjes se bararave te kqija qe ka qene me pare.Trajtimet pas mbirjes jane trajtimet me praktik dhe me racional sepse behet pas nje kontrolli te her pas hershem te parceles se mbjelle dhe percakton nese infeksioni eshte ne nje shkalle te tille qe te justifikoje ekonomikisht trajtimin . percakton dhe preparatin qe duhet perdorur.
Korrja e grurit duhet të bëhet me kohë, kur lagështia në kokërr bie nën 20%, por në ketë rast gruri duhet të thahet, në vende të posaçme. Në këtë rast shpenzimet e tharjes janë 10% në vlerë të grurit. Me qëllim që të eliminohen këto shpenzime korrjen duhet filluar atëherë kur lagështia e kokrrës zbret nën 14%.