Reklame:

Ushqime shtazore apo bimore!

Në Irlandë, industria e tregëtimit të produkteve bimore është vënë në një sfidë nga Shoqata e Kombëtare e Deleve. Tesco dhe Asda, dy gjigandët e supermarketeve britanike, kanë rritur politikat e tyre për përdorimin e ushqimeve me bazë bimore duke thënë se njerëzit duhet t’i shmangen prodhimet shtazore. Këto deklarata dhe ky mbullim që i bëhet tregut të ushqimeve është kundërshtuar nga Shoqata Kombëtare e Deleve. Irlanda njihet si një nga vendet me blegtori të zhvilluar dhe rritja e kafshëve, sidomos atyre të imëta, është një kulturë e trashëguar e zonës. Shefi ekzekutiv i kësaj shoqate Phil Stocker tha se të ashtuquajturat prodhime bimore nuk kanë një garanci sa i përket prodhimeve. Sipas tij kjo vinte përmes shkatërrimit të habitatit në rastin e vajit të palmës ose prodhimit të bajames, ose kontrollit të dëmtuesve në prodhimin e kulturave – qoftë kimike apo biologjike.

Phil Stocker tha më tej: “Tani po shohim ushqime të industrializuara dhe të përpunuara të prodhuara në masë duke u veshur si mundësi të qëndrueshme ushqimore dhe këtu kemi dy nga shitësit më të mëdhenj që vendosin objektiva të rritjes bazuar në ato që janë më të mira për shëndetin e konsumatorëve dhe për mjedisin. Çuditërisht nuk ka objektiva për rritjen e shitjeve të frutave dhe perimeve të freskëta dhe duket sikur kjo mund të jetë një mjet tjetër për rritjen e marzheve të fitimit duke shtuar ‘vlerë’ përmes përpunimit intensiv të ushqimit dhe produkteve shumë të paketuara. Nëse kjo nuk po bëhet për arsye fitimi dhe është me të vërtetë një vendim altruist, atëherë unë do të vija në dyshim me forcë kriteret e qëndrueshmërisë që përdoren.

Edhe nëse vendimi bazohet në supozimin se ushqimet vegane nuk ‘marrin jetë’, atëherë njerëzit duhet të kujtohen se kjo është e pavërtetë. Kjo mund të ndihmojë ndërgjegjen e njerëzve, por edhe ushqimet me bazë bimore rezultojnë në vdekje ose shkatërrim të jetës – qoftë kjo përmes shkatërrimit të habitatit në rastin e vajit të palmës ose prodhimit të bajames, ose kontrollit të dëmtuesve në prodhimin e kulturave – qoftë kimike apo biologjike. Nëse Tesco dhe Asda janë seriozë në drejtim të nxitjes së prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm të ushqimit, atëherë ne sfidojmë këta shitës me pakicë për të vendosur objektiva për rritjen e pjesës së tregut për qengjin Britanik brenda kategorisë së saj të përgjithshme të mishit dhe proteinave”.