Reklame:

JICA rikthehet ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, 1.62 mln euro ne permiresimin e menaxhimit te ekosistemeve

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve për përmirësimin e menaxhimit të ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

JICA eshte rikthyer serish pas nje pune te suksesshme ne hartimin e Planit te Menaxhimit te PKDK ne vitin 2015 i cili ka qene edhe udherrefyesi kryesor i stafit te AdZM Fier ne menaxhimin dhe mbrojtjen e vlerave natyrore te parkut.
Duke pare perkushtimin dhe punen e mire te zhvilluar nga stafi i AdZM Fier ne keto 5 vite duke zbatuar pikat e Planit te Menaxhimit, qeveria Japoneze ka vendosur te nderhyje serish me nje projekt 3 vjecar per ngritjen e kapaciteteve ne përmirësimin e menaxhimit të ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe në të morën pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ambasadori i Japonisë në Tiranë Ito Makoto, dhe Përfaqësuesi Rezident i JICA për Ballkanin TAKEIÇI Jiro.

Objektivi kryesor i Projektit është rritja e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë. Projekti synon gjithashtu të krijojë një qasje të menaxhimit të bazuar në ekosistem dhe forcimin e funksionit të Parkut Kombëtar Divjaka Karavasta si dhe të rrisë kapacitetin e burimeve njerëzore të Agjencisë Rajonale të Zonës së Mbrojtur të Qarkut Fier (ARZM Fier).

Qëllimi i projektit është të krijojë një model për harmonizimin e ruajtjes me përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në këtë Park, përmes zbatimit të aktiviteteve të zgjedhura, të planeve të veprimit të planit të menaxhimit me palët e interesit. Si i tillë, Projekti pritet të promovojë një qasje të menaxhimit të bazuar në ekosistem dhe forcimin e funksionit të Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar. Më tej, ky model pritet të shpërndahet me zonat e tjera të mbrojtura në Shqipëri për forcimin e kapacitetit menaxhues në të gjithë vendin. Projekti ka një vlerë prej 1.62 milionë euro dhe do të zgjasë për 3 vjet.

Përmes këtij projekti të bashkëpunimit teknik, ekspertët japonezë të JICA do të dërgohen në Shqipëri, për të ndihmuar AKZM dhe ARZM Fier të zbatojnë një qasje për menaxhimin e parkut, të bazuar në ekosistem, që njeh ndërveprimet midis përbërësve të ekosistemit. Përfshirë speciet, habitatet, shërbimet e ekosistemit dhe njerëzit, si dhe promovimin e mënyrës së integruar të punës në sektorë, duke përfshirë ruajtjen, peshkimin, bujqësinë dhe turizmin, në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria e ruajtjes dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemit në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë.

Trajnimet në Japoni ose vende të tjera, në lidhje me zbatimin e një qasjeje të menaxhimit të bazuar në eko-sistem, janë planifikuar gjithashtu të ndërmerren përmes mbështetjes së JICA, për personelin e NAPA dhe RAPA Fier, me qëllim rritjen e kapacitetit të burimeve njerëzore. Një numër pajisjesh do t’i sigurohen organizatës homologe përmes këtij bashkëpunimi teknik.

JICA është Agjencia e Qeverisë së Japonisë, përgjegjëse për zbatimin e ndihmës dypalëshe përmes Bashkëpunimit Teknik, Kredive (të buta) për zhvillim dhe Ndihmës Grant. Deri më tani në Republikën e Shqipërisë, JICA ka zhvilluar projekte të ndryshme në fushat e mjedisit, zhvillimit të sektorit privat, shëndetit dhe promovimit të turizmit.

Zyra e Ballkanit e JICA mbulon 6 shtete në Ballkan, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.