Reklame:

Vendimi i Qeverise/ Ja si do regjistrohen tokat qe nuk jane ne harta!

Një vendim i kësaj jave i Këshillit të Ministrave ndez dritën jeshile për regjistrimin në Kadastër të tokave për të cilat ekzistojnë titujt e pronësisë por nuk kanë të përcaktuar sipërfaqet. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen tituj pronësie në përputhje me nenin 193, të Kodit Civil, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen.

Në zonat me regjistrim fillestar të kryer, kërkesa e subjektit të interesuar apo përfaqësuesit të tij për përcaktimin e sipërfaqes dhe kufijve duhet të shoqërohet nga titulli i pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshme regjistrohet për herë të parë, ose dokumenti i regjistrimit, në rastet kur pasuria e paluajtshme figuron e regjistruar në regjistrat kadastralë; planvendosja, skica apo çdo dokument tjetër hartografik që shoqëron titullin e pronësisë, nëse ka të tillë, pavarësisht nëse është i pamjaftueshëm, më vete, për të përcaktuar sipërfaqen;  dokumente të tjera hartografike ndihmëse/orientuese nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, arkivi shtetëror ose institucionet shtetërore që kanë lëshuar titullin, nëse ka të tilla; dokumentacioni hartografik i pasurisë së paluajtshme – planrilevimi, miratohet nga drejtoria vendore e ASHK-së;  deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë, që pretendohet të regjistrohet.

Vendimi përcakton se Drejtoria vendore e ASHK-së, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, duke u shprehur me vendimmarrje.