Reklame:

Studimi i BB: Konsumatori shqiptar me duar ne xhepa, do te jetojne me 600 leke ne dite!

Banka Botërore ka dhënë alarmin më të frikshëm të këtyre viteve të fundit. Kriza që ka përfshirë vendin tonë do të ketë ndikim të drejtpërdrejt tek afro gjysma e popullësisë. Sipas një raporti, 41.5% e konsumatorëve nuk do të kenë më shumë se 600 lekë të ardhura për të shpenzuar në ditë. Të ardhura këto që duhet të mbulojnë vaktet ushqimore, veshmbathje dhe shërbime të tjera.

Padyshim një nivel anemik për konsumatorin i cili përballë këtyre kushteve do të vuaj edhe më tepër. Duke kujtuar këtu edhe çmimet aspak të favorshme të produkteve ushqimore, mjekësore dhe të shërbimeve, në raport me pagën minimale në vendin tonë. Të ardhurat janë tkurrur ndjeshëm për shkak të pandemisë dhe ende nuk ka një rrugëzgjidhje të krizës që po afron.