Reklame:

Prerjet e pyjeve/ AdZM Fier me dore te hekurt ndaj çdo shkelesi te ligjit

Edhe pse prerja e pyjeve eshte e ndaluar me ligj dhe konsiderohet nje veper penale ende ka persona te cilet marrin guximin te shkaktojne krime mjedisore ne dem te natyres.
Nje rast i tille eshte konstatuar nga specialistet e monitorimit te AdZM Fier ne Rezervatin Natyror Levan.
Rreth ores 9, sektori i monotorimit i Administrates se Zonave te Mrojtura ne Qarkun e Fierit ka bere te mundur kapjen ne flagrance te 2 personave qe ushtronin prerje te paligjshme te drureve ne Rezervatin Natyror pyjor Levan. Menjehere eshte kontaktuar Komisariati i Policise Fier ku eshte bere edhe kallezimi penal per keta persona nga ku kane nisur edhe procedimi per keta dy persona.

Shefi i monitorimit ne AdZM Fier Fotjon Prençe deklaron se do te kete tolerance zero per çdo demtues te natyres nen juridiksionin e kesaj administrate ne Qarkun e Fierit. Ai u ben thirje te gjithe personave qe do te guxojne te kryejne veprimtari te paligjshme dhe demtime ne Zonat e Mbrojtura te Qarkut Fier do te procedohen maksimalisht si me mase administrative por edhe penalisht ne baze te legjislacionit ne fuqi.
“Natyra eshte e te gjithe duhet ta mbrojme ate, boll e kemi shkaterruar per vite me radhe, ti trashegojme nje natyre me te mire brezave te ardhshem”. – perfundon zoti Prençe.

Per vite me radhe pyjet ne Shqiperi i jane nenshtruar shfrytezimit pa kriter duke lene keshtu “plage” te dukshme por edhe te padukshme qe ende nuk jane rekuperuar dhe qe lene pasoja per te ardhmen.