Reklame:

Skema mbeshtetese ne bujqesi, 325 aplikante shtese do perfitojne per tufat baze dhe bletarine

kosheret e bleteveAgjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bëri me dije se është rishikuar sërish vija e financimit në listën e aplikantëve për të paktën dy masa duke rritur kështu numrin e përfituesve. Në një njoftim të AZHBR bëhet me dije se për masën 1 ” tufa bazë” e matrikulluar do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 3389. Kjo bën që të rritet me të paktën 229 përfitues të tjerë numri i aplikantëve potencialë nga Skema kombëtare e mbështetjes.

Ndëkrohë që është rishikuar edhe vija e financimit për masën dy që përfshin bletarinë duke nënvizuar se do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 1486 (fundit i listës së aplikimeve). Numri i përfituesve pas këtij rishikimi rritet të paktën me 96.

AZHBR bëri me dije se afati i dorëzimit të dokumenteve shtesë për aplikantët që ndodhen mbi vijën e financimit është deri më datë 28.10.2020. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit.

“Njoftimi mbi uljen e vijës së financimit për “Listat e Aplikimeve të Kualifikuara”, gjendet në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al, për 2 masat mbështetëse të lartpërmendura, financuar nga Programi Kombëtar, viti 2020. Gjithashtu Agropikat janë në gatishmëri për dhënie informacioni të aplikantëve të cilët janë brenda vijës së financimit” sqaroi agjencia.

Në total pranë AZHBR sipas afateve aplikuan gjatë këtij viti 7653 individë që ndaheshin në pesë masa.

Skema Kombëtare është një politikë mbështetëse që ndiqet nga qeveria prej disa vitesh dhe ku parashikohet një fond i veçantë çdo fillim vit i destinuar për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Për vitin 2020 shuma e parashikuar në Skemë që do të shkojë për aplikantët e kualifikuar është 744 milionë lekë.