Reklame:

Kalendari i bujkut per muajin Nentor 2020

Kalendari i Bulkut ka vetëm karakter te informimit për të gjitha kulturat bujqësore që kultivohen, për mbareshtrimin e blegtorisë dhe bletarisë.
Më poshtë po japim punët kryesore ne bujqesi që duhet te behen nga ana e bujkut si edhe masat që duhet të merren për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit për muajin NENTOR 2020.

PUNIMET NË ARA
Kultivimi I Qepes
Veçoritë biologjike Toka
Qepa më së miri zhvillohet në toka strukturale, pjellore, kulluese, pa barera dhe të pasura me humus, të vilat mirë e mbajnë lagështinë. Por tokat shumë të lehta dhe shumë të rënda nuk japin rezultate të mira. Qepa kërkon tokë neutrale deri te ato toka me reaksion të dobët bazik me pH 6-7.
Plehërimi
Pjesën më të madhe të materieve ushqyese, qepa e shfrytëzon në periudhën e formimit të masës gjethore, gjerësisht në gjysmën e parë të periudhës vegjetative. Sistemi rrënjor I qepës nuk duron koncentrime të mëdha të tretësirave tokësore, dhe për këtë arsye plehrat lehtë të tretshëm nuk duhet të futen në doza të mëdha. Qepa duhet të plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Plehu i stallës shtohet me përpunimin vjeshtor në sasi 30-40 ton/ha. Në praktikë qepa më së shpeshti plehërohet me plehra mineralik. Azoti më së miri shfrytëzohet gjatë kohës së rritjes intensive të gjetheve.

Futja me vonesë e plehrave azotik mund të shkaktojë retrovegjetacion dhe pjekje jo në kohë të qeporeve. Sortet djegëse të qepës, kur prodhohen nga qepujkat , për përfitimin e rendimentit prej 10 ton, nga toka nxjerrin 40 kg azot, 15 kg fosfor dhe 40 kg kalium. Sortet gjysmë djegëse të qepës për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, nga toka nxjerrin 40 kg azot, 15 kg fosfor dhe 80 kg kalium. Plehrat mineralik gjatë prodhimit të qeporeve nga arpaxhiku shfrytëzohen në sasi prej 100-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 120-140 kg/ha kalium. Plehrat mineralik futen me përpunim të tokës para mbjelljes, kurse një pjesë jepet si ushqim plotësues.

Nxehtësia
Qepa është bimë rezistuese në të ftohtë. Nevojat e saj për nxehtësi në faza të caktuara janë të ndryshme. Fara fi llon të mbijë në temperaturë prej 2-3 0 C, por shumë ngadalë. Temperatura optimale për mugullim të farës është rreth 25 0 C. Temperatura më e volitshme për rritjen e gjetheve është 20-23 0 C. Temperatura më e lartë dëmshëm reflektohet në rritjen dhe zhvillimin e qepës. Sistemi rrënjor zhvillohet më shpejt në temperaturë prej 10 0 C. Rezistenca e qepës nga ngrirja varet nga faza në të cilën ndikon temperatura e ulët. Bimët e mbira dhe mire të rrënjëzuara të qepës mund të durojnë temperaturat edhe deri -25 0 C.

Drita
Qepa është bimë që e preferon dritën. Ajo nuk e duron kultivimin në hije dhe nuk duhet të kultivohet si nën kulturë. Hijezimi refl ektohet pavolitshëm në rritjen e gjetheve të gjelbra dhe në formimin e qeporeve. Qepa është bimë e ditës së gjatë. Gjatë ditës së shkurtë qepa nuk mundet të tejkalojë stadin e ndriçimit. Në kushte të ditës së gjatë dhe temperaturës mbi 15 0 C qeporja formohet pa marrë parasysh fazën në të cilën gjendet bima. Kjo veçori biologjike e qepës ka rëndësi të madhe praktike për përcaktimin e afatit optimal për mbjellje me farë ose mbjellje të qepës. Reaksioni ndaj gjatësisë së ditës (fotoperiudhat) nuk është i njëjtë te të gjitha sortet.

Uji
Qepa ka nevojë të madhe për ujë, edhe pse ka koefi cient të ulët të transpirimit për shkak të sipërfaqes relativisht të vogël gjethore. Nevojat për ujë kushtëzohen nga sistemi rrënjor dobët i zhvilluar dhe aftësia e saj e dobët thithëse. Nevoja më të mëdha për ujë qepa ka në fazat e mbirjes dhe rritjes intensive. Në fazën e pjekjes, qepa kërkon kohë të nxehtë dhe të thatë. Sa më e vogël është lagështia në tokë, në këtë periudhë, aq më të vogla janë qeporet dhe më mirë ruhen. Koha me lagështi gjatë periudhës së pjekjes reflektohet pavolitshëm në kualitetin e qeporeve. Qepa nuk e duron lagështinë e lartë të ajrit dhe për këtë arsye kjo duhet të kultivohet në terrene të ajrosura.
Kultivimi i hudhres
Veçoritë biologjike
Nxehtësia
Temperatura optimale për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e hudhrës është prej 20-25 0 C. Temperatura minimale për mbirjen e hudhrës është 3-5 0 C. Hudhra është bimë rezistuese në të ftohtë dhe mundet të rezistojë në temperaturë deri -25 0 C.
Drita
Hudhra është bimë e ditës së gjatë. Gjatë ditës së shkurtër nuk mundet të formojë thelpinj. Hudhra nuk e duron kultivimin në hije.
Uji
Hudhra ka nevojë të madhe për ujë. Nevoja më të mëdha për ujë ka në fazat e mbirjes dhe rritjes intensive, përderisa në fazën e formimit të qeporeve nevoja për ujë është më e vogël. Lagështia optimale e tokës është 80-85%, kurse në fazën e formimit të qeporeve 60-70%.
Toka
Hudhra më së miri zhvillohet në toka të thella, pjellore dhe mesatarisht të rënda.Para kultura më të mira për hudhrën janë bimët leguminoze, lakra, sallata dhe kultura tjera. Hudhra nuk duhet të kultivohet në sipërfaqe të njëjtë 3-4 vjet.
Përpunimi i tokës
Përpunimi bazë i tokës përbëhet nga lëvrimi fi llestar, në thellësi prej 30 cm. Përpunimi plotësues përbëhet me lëvrim të cekët, mikro rrafshim dhe kultivim.
Prodhimi i hudhrës në vend të hapur.
Prodhimi i hudhrës në vend të hapur mund të jetë dedikuar për përfi timin e hudhrave të reja dhe për qepore.
Mbjellja Thelpinjtë ndahen disa ditë para mbjelljes. Për mbjellje shfrytëzohen thelpinjtë më të mëdhenj. Thelpinjtë para mbjelljes mund të zhyten në tretje prej mjeteve dezinfektuese. Mbjellja mund të bëhet me dorë, ose me makinë. Gjatë prodhimit të qeporeve mbjellja e hudhrës pranverore bëhet kah fundi i shkurtit, ose fi llimi i marsit. Hudhra dimërore mbillet në gjysmën e parë të tetorit. Mbjellja bëhet në rende, në distancë prej 30-40 cm x 8-10 cm. Mbjellja mundet të jetë edhe në shirita. Për mbjellje shfrytëzohen 1.600 kg/ha qepore. Prodhimi i hudhrës së re është i ngjashëm me prodhimin e qepës së re nga arpaxhiku.
Përkujdesja për të mbjellën
Përkujdesja përbëhet nga prashitja, dhe përpunimi i tokës ndërmjet rendeve, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet dëmtuesit dhe barojat, etj.
Prashitja dhe përpunimi i tokës ndërmjet rendeve Prashitja e hudhrës bëhet që të mihet toka dhe të bëhet toka më e shkrifët dhe të shkatër rohen barojat. Bëhen 2-3 prashitje gjatë kohës së vegjetacionit; Ujitja ndërmerret gjatë mungesës së lagështisë. Gjatë kohës së vegjetacionit më së shpeshti mund të bëhen 2-3 ujitje.
Plehërimi
Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, hudhra nga toka nxjerr 80 kg azot, 20 kg fosfor dhe 40 kg kalium. Hudhra duhet të plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Plehu i stallës i shtohet me përpunimin vjeshtor në sasi pre 20-25 ton/ha.
Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 80-100 kg/ha azot, 60-80 kg/ha fosfor, 40-80 kg/ha kalium. Plehrat mineralik futen me përpunimin e tokës para mbjelljes, kurse një pjesë jepet si ushqim.

PËR BIMEN E GRURIT.
Sikurse e kemi permendur edhe ne muajin Tetor edhe ne kete muaj do te jete e njejta procedure. Ne parcelat qe jane planifikuar per mbjelljen e duhet te filloje pregaditja e tokes qe ne ditet e para te muajit . duhet te bejme çmos qe te mos mbjellim Grure mbas Grurit, blerja e fares eshte nje pune qe duhet te kete perparsi pasi çfar te mbjellim do te korrim. Per faren duhet te kemi parasyshe qe te kontrollojme parametrat kryesore si:
• Pastertia varietore
• Fuqia mbirse
• Energjia mbirse
• Pastertia ndaj semundjeve.
• Fara e duhet te dizefektohet , dmth te mos mbjellim fare te pa dizefektuar.
INFORMACION I DOBISHEM PER KUSHTET E KULTIVIMIT TË GRURIT
Kryesisht gruri është kulturë e klimës kontinentale, temperaturat më të favorshme për mbirje të farës janë 14-20 oc, ku mbin për 5-7 ditë. në temperaturë 7-8oc mbin për 17-20 ditë, ndërsa në temperatura më të ulëta mugullon dhe mbin edhe më ngadalë. uji/ujitja luan një rol të rëndësishëm ku gjatë vegjetacionit kërkohen 500-700 mm të reshijeva të cilat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë të drejt. megjithatë, vlen të theksohet fakti se kultura e grurit është e ndjeshme në mungesë të lagështisë sidomos në fazën e kallëzimit dhe në kohën e formimit dhe mbushjes së kokrrës. Shumë negativisht do të ndikoj në zhvillim dhe frytë-dhënie nëse moti i thatë do te përcillet me temperatura të larta.
Përveç përgatitjes së tokës, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtoni edhe plehërimit, metodave, mënyrave dhe dozave të plehërimit. mënyra më e drejt e plehërimit do të gjendët në rast se fermeri do të jetë në gjendje që paraprakisht t’i bëjë analizat agrokimike të tokës. pastaj, në bazë të rezultatit të këtyre analizave fermerët do të jenë në gjendje që ta kenë një fotografi të çartë se me cilën sasi dhe me çfarë kombinimi të elementeve kimike do ta trajtojnë sipërfaqen ku planifikojnë të mbjellin grurin! në vazhdim po paraqesim disa nga kombinimet e mundshme të azotit dhe fosforit që janë në qarkullim dhe në përdorim, si: N:P 16:32, 18:48, 11:52, 10:50, 20:20 etj. për formimin e 100 kg të farës dhe sasisë së përgjegjshme të kashtës, grurit duhet ti sigurojmë: 2,5 – 3 kg N, pastaj 1,4 – 1,6 kg P2O5, si dhe 2,5 – 3,5 kg K2O.

Pleherat qe perdoren zakonishte ne zonen tone jane DAP me 46% fosfor 18% azot Plehrat potasik jane kloruri i potasit ose sulfati i potasit zakonishte nuk perdoren se tokat konsiderohen si te pasura me potas, por megjithse nuk duhet perjashtuar perdorimi I tij sepse mungojne analizat e tokes dhe shfrytezimi vit pas viti ka quar ne uljen e tij .
Persa i perket perdorimit te pleherave azotike , zgjedhja e tyre behet ne varsi te kohes se perdorimit .Ne qofte se nuk perdorim DAP mund te perdoret ureja.

Gjate vegjetacionit ,zgjedhja eshte e kufizuar midis nitratit te amonit me 26-33% dhe ures 46%.Nitrati thithet shpejte dhe mire nga bima . Ureja thithet me ngadale por eshte I qendrushem nga shperlarja .Pleherat organik zakonishte nuk perdoren ne grure sepse vihet ne dispozicion te bimes vone ne pranvere, vetem ne kushtet e lageshtires mund te perdoret si plehe I lengeshem Gjithashtu, nëse fermerët dëshirojnë që të arrijnë rendimente më të larta për njësi të sipërfaqeve atëherë fermerët mund të përdorin kombinime nga më të ndryshme. Në vijim po i paraqesim vetëm disa si: 150 – 180 kg/ha N, apo 90 – 100 kg/ha P2O5, ose 160 – 200 kg/ha K20. nëse fermerët dëshirojnë të arrijnë rendimente sa më të larta atëherë i këshillojmë që për plehërim themelor apo nën plug të përdoren sasia të vogla të azotit nga 10 -25% dhe të përdoren sasi më të mëdha të fosforit dhe kaliumit dhe kjo sasi do të duhet të sillet nga 50–70%.

Para mbjelljes këshillohen fermerët që të përdorin plehra me përmbajtje të balancuara të materieve ushqyese në mes të azotit, fosforit dhe kaliumit. Kurse sa i përket riplehrimit i këshillojmë fermerët që të përdorin plehra me përmbajtje të azotit/urea që përban 46% të azotit të tretshëm, dhe kjo do të duhet të jepet në disa faza; ku në fazën e parë në fillim të vegjetacionit preferohen të përdoren nga 40 – 60 kg/ha, pastaj në fillim të formimit të kallirit bima trajtohet me riplehrim korrektues nga 30 – 50 kg/ha. megjithatë, vlen të theksohet rasti se kombinimet e cekura më lart jo gjithherë janë prezente në tregun tonë përveç masave të permendura më lart, vlen të theksohet fakti se nëse fermerët dëshirojnë të arrijnë rendimente sa më të larta atëherë, kujdes të veçantë do të duhet t’i kushtojnë edhe kohës së mbjelljes së grurit. Është evident fakti që në vendin tonë kryesisht dominojnë kultivarët dimëror andaj në këtë drejtim rëndësi e veçantë duhet tu kushtohen temperaturave dhe kohës së nevojshme për kryerjen e të gjitha fazave.

Gjithashtu, kujdes të veçantë fermerët duhet t’i kushtojnë edhe evitimit të mbjelljes së parakohshme, kështu që patjetër duhet të evitohen mbjelljet para afatit optimal si për shembull mbjellja në muajin shtator. në këto raste do të paraqiten një ser pasojash si; bima do te këtë rritje të bujshme. në këtë rast, bima në të shumtën e rasteve është mbuluar me shtresë të borës. nën këtë shtresë të borës, varësisht nga trashësia e saj temperatura mundet të jetë shumë më e lart nga temperatura e ajrit. nëse temperatura është rreth 0 gradë c, ndërsa bima që ka zhvillim vegjetativ të bujshëm ka frymëmarrje intensive, kështu që harxhon më shumë amidon të akumuluar. Rezervat e amidonit në ato raste shumë shpejt shpenzohen dhe bima kalon në fazën e plogështisë dhe lehtë mundet të sulmohet nga sëmundjet e ndryshme si fusariosat. Mbjellja farës bëhet në afatin optimal i cili është për zonën fushore 1-15 nëntor gjithmon në qoftë se moti eshte i qendrushem. Rezultatet më të mira arrihen në mbjelljet me makina mbjellëse, me anën e të cilave sigurohet vendosja optimale e farës në tokë, si në dendësi ashtu edhe në thellësi. Fara mbillet 2-3cm thellë në rreshta me largësi 10-15 cm. Sasia optimale e farës për mbjellje duhet të jetë prej 200–220 kg/ha.

Rol të rëndësishëm në arritjen e rendimenteve sa më të larta luan edhe mbrojtja e grurit nga barerat e këqija. Kështu që fermerët duhet të jenë të përgatitur për një trajtim sa me korrekt dhe në kohë të duhur të luftimit të këtyre barojave! në vazhdim po paraqesim disa nga preparatet që përdoren më së shpeshti, qëllimi i tyre, koha e për dorimit si dhe doza e përdorimit! përveç mbrojtjes nga barojat e këqija fermerët kujdes të veçantë duhet t’i kushtojnë edhe luftimit të sëmundjeve dhe mbrojtjes nga sëmundjet që e prekin kulturën e grurit. Kështu që në varësi nga shkaktari, intensiteti dhe shkalla e dëmtimit, mbrojtja e grurit bëhet 1-2 herë:
a) në fazën e 1-2 gjetheve
b) në fazën e kallëzimit para lulëzimit.

Gjithashtu edhe luftimit të dëmtuesve fermerët duhet t’i kushtojnë një kujdes të veçantë. në këtë drejtim i këshillojmë fermerët që për luftimin e dëmtuesve të përdorin preparate gjerësisht insekticidet në përdorim si; fastac 10 sc ( Alfa- cypermethrin ) 0,1-0,12 l / ha, dhe Karate 2,5 ec ( Lambda-Cyhalothrin )0,2-0,3 l / ha. ETJ
Me këto norma fare në kushte normale mbjelljeje sigurohet një numër bimësh prej 450-500 bimë/ ose 4.5-5 milionë bimë/Ha
Kontrolli i Barishteve te keqija; Luftimi i barerave te keqija behet nepermjet perdorimit te herbicideve Trajtimet munde te behen
1) para mbjelljes
2) para mbirjes
3) pak kohe pas mbirjes
4) disa kohe pas mbirjes Trajtimet para mbjelljes behen kur bejme mbjelljen direkte pa punim.
Herbicidet qe perdoren jane me veprim total p.sh Diquat(kontakti) ,Glifosat (sistemi ) , glifosat amoni (kontakti ).Trajtimet para mbirjes behen menjehere pas mbjelljes. Preparatet qe duhen te perdoren jane ne baze te njohjes se bararave te kqija qe ka qene me pare.Trajtimet pas mbirjes jane trajtimet me praktik dhe me racional sepse behet pas nje kontrolli te her pas hershem te parceles se mbjelle dhe percakton nese infeksioni eshte ne nje shkalle te tille qe te justifikoje ekonomikisht trajtimin . percakton dhe preparatin qe duhet perdorur.

PËR BIMEN E DOMATES NE SERA DHE NE FUSHE.
Ne mbjelljet e dyta te domates ne sera perseri do te mbese problem vrugu dhe alternaria . Lagshti ajrore do te rritet , diferenca e temperatuirave ne mes dites dhe nates eshte e madhe keshtu qe krijohen kushte te favorshme per semundjet e vrugut dhe te alternaries.
Disa lënde aktive për luftimin vrugut dhe alternaries.
Produkte me baze bakri

PËR BIMEN E ULLIRIT
Ne parcelat e ullirit te cilet nuk jane vjele dhe do te lihen per tu vjelur ne mesin e dhjetorit, muaji nentor do te rriten infeksionet nga miza e ullirit pasi krijohen kushte te pershtatsheme per zhvillimin e saji si freskia dhe reshjet , prandaj duhet te marrim masa per trajtimet kimike. Ndersa per parcelat qe jane vjele duhet te bejme nje sperkatje me lengun bordolez.
Disa lënde aktive për luftimin e mizes se ullirit.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Dimethoate, etj.

PËR BIMET E AGRUMEVE
Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtije muaji janë:
Tenja minuese ,e cila munde te kete nje zhvillim te larte deri ne mesin e nentorit, prandaj do te lind nevoja edhe per nje trajtim.
Disa lënde aktive për luftimin e tenjës minuese: Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.

PER PRODHIMET NE DEPO
Gruri, Misri ,Fasulja duhet te kontrollohen nga infeksionet ashtu edhe nga minjet dhe te merren masa per dizefektimin e tyre.
Konceptoi :
Drejtori i zyres se Bujqësise Agr. Jak PACANI
Agr. Aldo GAME
Agr. Ardjana VASIJA