Reklame:

Maskat dhe dorezat mbushin plazhet, Pandemia rrit ndotjen e mjedisit

Pajisjet mbrojtëse të tilla si dorëzat plastike dhe maska për fytyrën tani gjenden në pothuajse një të tretën e të gjitha plazheve britanike pas një rritje në përdorim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pastrimi vjetor i plazhit nga shoqata vullnetarësh, zbuloi rritjen tronditëse të këtyre lloj mbetjesh.

Këtë vit, vullnetarëve iu kërkua të organizonin pastrime të zonave të plazhit, në përputhje me udhëzimet e qeverisë, dhe të regjistronin numrin e maskave dhe dorezave plastike që do të gjenin. Nga kjo gjë, u pa se këto sende u gjetën në 30 për qind të plazheve të pastruara.

Koordinatorët e kësaj veprimtarie vullnetare për pastrimin e plazheve u shprehën se, “sasia e mbetjeve të llojit maska apo doreza plastike, që vullnetarët tanë gjetën në plazhe, këtë vit, është sigurisht shqetësuese.

Duke marrë parasysh se mbajtja e maskave u bë e detyrueshme, rritja e konsiderueshme e këtyre mbeturinave duhet të jetë një shenjë paralajmëruese për atë që mund të jetë një formë e re e mbeturinave, e që mund të ndotë plazhet tona në të ardhmen.

Si shumë sende të tjera me përdorim të vetëm, maskat e fytyrës dhe dorezat plastike përbëjnë një kërcënim për jetën e egër në tokë dhe në det.(Motilokal)