Siguria Ushqimore në Shqipëri vazhdon të mbetet shqetësuese edhe për Komisionin Evropian. Raporti i publikuar në muajin tetor 2020, për arritjet e Shqipërisë në plotësimine kapitujve, e përshkruan sigurinë ushqimore në nivele jo të duhura. Madje, sipas raportit, Shqipëria nuk ka plotësuar as rekomandimet e lëna në raportin e vitit 2019 përsa i përket sigurisë ushqimore.
Përsa i takon Kapitirullit XII, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare“, në raportin e 2020 të Komisionit Evropian, thuhet se, ristrukturimi i sektorit veterinar është ende për t’u implementuar. “Shqipëria duhet të hartojë një udhërrëfyes koherent për të siguruar rreshtimin, kapacitetin, ndërtimin dhe zbatimin e acquis të BE-së mbi kontrollet zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe bimëve, shëndetin në kuadrin e një politike të konsoliduar kombëtare të sigurisë ushqimore”, thuhet në raport. Megjithatë, në vitin 2020, në Parlamentin e Shqipërisë u miratua Ligji për Shërbimin Veterinar, si dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave, u vendos krijimi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Por, Ligji për Shërbimin Veterinar, nuk është përafruar me legjislacionin e BE-së, edhe pse kjo e kërkuar.
Rekomandimet e Komisionit Evropian, thuhet në raport, të lëna në atë të vitit 2019, nuk u zbatuan plotësisht dhe mbeten ende të vlefshme. Sipas raportit të, gjatë vitit 2020, Shqipëria duhet të përfundojë riorganizimin e shërbimit veterinar, për të rritur efikasitetin dhe të sigurojë një nivel të përshtatshëm të kapacitetit administrativ; të vazhdojë të zbatojë me efikasitet programin e ri të vaksinimit të tërbimit (2020-2021); të miratojë një metodologji të re të bazuar në risk për planifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore; të zbatojnë kontrollet zyrtare në përputhje me planet e azhurnuara vjetore të inspektimit bazuar në një metodologji të përmirësuar e bazuar në bazë risku për planifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore; të përmirësojë kontrollin e produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe të konsolidojë mbetjet e pesticideve, të shtojë kapacitetin e monitorimit në produktet ushqimore.
Për Komisionin Evropian, duket se një shqetësim i madh mbetet vlerësimi i riskut mbi opinione shkencore, gjë që sipas raportit, kjo mbetet në nivel të dobët. Kapacitetet e vlerësimit të riskut, bazuar në mendimin shkencor, mbeten të dobëta dhe duhet të përmirësohen. Në fazën aktuale, është e rëndësishme që të rriten kontrollet zyrtare, duke miratuar një metodologji të përmirësuar të bazuar në risk, të prodhohen statistika zyrtare të qarta dhe të hollësishme të kontrollit, që bazohen në sistemin përkatës të informacionit, që ndihmon në përgatitjen e planeve vjetore të inspektimit dhe hartimin e politikave specifike në sektor, vendosjen e auditimeve të brendshme dhe vazhdimin e sigurimit të trajnimit të stafit”, vijon më tej raporti.
Sa i përket politikës veterinare, sipas raportit, pas miratimit të strategjive të kontrollit të sëmundjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vazhdoi të punojë për një rregullore për vendosjen e kritereve për programet kombëtare për të përshpejtuar çrrënjosjen e sëmundjeve të caktuara në bagëti (p.sh. bruceloza, tuberkulozi dhe leukoza). Zbatimi i programeve për monitorimin e brucelozës dhe tuberkulozit në bagëti vazhduan tufa me mbi 10 krerë, ashtu si vaksinimi kundër sëmundjes së lëkurës me gunga në bagëti (LSD), bruceloza në kafshët zëvendësuese në ripërtypësit e vegjël dhe antraksin.
“Ndryshimet në ligjin veterinar të miratuar në qershor të vitit 2020 pritet të përmirësojnë strukturat dhe funksionimin e Shërbimit Veterinar, duke shmangur copëzimin dhe përmirësuar zinxhirin e kontrollit dhe komunikimit. Sidoqoftë, reforma është ende për t’u përfunduar. Problemet e identifikuara në raportin e mëparshëm duhet të adresohen.
Në lidhje me vendosjen në treg të ushqimit, ushqimit për kafshë dhe nënprodukteve me origjinë shtazore, plani kombëtar i monitorimit të mbetjeve (që mbulon produktet mjekësore veterinare, mbetjet e pesticideve, metalet e rënda dhe mykotoksinat në kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore) u zbatua në përputhje me kërkesat dhe metodat e vlefshme analitike.
Ende shqetësim dhe kush i paplotësuar për KE, mbeten PIK-et (Pikat e Inspektimit Kufitar), që janë pjesë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
“Vëmendja duhet t’i kushtohet investimeve në kufi, në objektet e pikave të kontrollit”, thuhet ndër të tjera në raportin e KE.