Reklame:

Ballagati i neperkembur ne diktature, vazhdon te mbetet i njejte edhe ne demokraci!

Shtatë kilometra rrugë në njësinë administrative Ballagat në Lushnje janë kthyer në një sfidë të përditshme për drejtuesit e automjeteve që kalojnë aty. Kjo rruge eshte edhe nje aks lidhes me qytetin e Peqinit e cila shpesh here perdoret nga turistet e huaj pasi jua nxjerr GPS si rruge alternative.

Qytetarët thonë se gjendja e kesaj rruge ua ka vështirësuar jetën. Zona ka resurse të shumta natyrore dhe prodhimtari te larta bujqesore, por është harruar nga institucionet, çka i ka detyruar shpesh drejtuesit e mjeteve të hedhin inerte per te riparuar vete rrugen. Asfalti që është hedhur para më shumë se 10 vitesh tashmë është shkatërruar.

Kjo kerkon domozdoshmerisht nje rikonstruksion te plote dhe me parametra bashkekohore.

Diskriminimi i zones se kodres vazhdon edhe pse Bashkia Lushnje ka shtruar edhe rruge ne parcela bujqesore ne fushe dhe asfalt si Unaza e Myzeqese. Ballagati dhe zona e Darsise e neperkembur ne diktature, vazhdon te mbetet e njejte edhe ne demokraci!