Reklame:

COVID-19/ Hyjne ne fuqi masat e reja kunder perhapjes se virusit, Jo grumbullime mbi 10 persona

Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se kanë hyrë në fuqi masat e reja propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
▪️Ndalohen grumbillimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
▪️Ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
▪️Ndalohen e konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve me heret ka njoftuar tre masa të reja, që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi se do të ndalohen grumbullimet mbi 10 persona dhe ceremonitë e ndryshme.

“Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur: Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, deklaroi drejtuesja e ISHP-së.

Sipas Ficos, situata në vend mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore.

“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar me një javë më parë. Në tre spitalet COVID janë shtruar 406 pacientë. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid”, deklaroi Fico.

Gjithashtu, Fico tha se një mbyllje e dytë për vendin do të ishte opsioni i fundit, sipas skenarëve të parashikuar.