Reklame:

Familja Nezha, sfidues te realitetit te eger Shqiptar (Rural)

Vaji i ullirit eshte nje nga ushqimet me te shendetshme ne vaktet tona te perditshme. Por cilesia e vajit nuk eshte e njejte, ajo ndryshon jo vetem nga varieteti i ullirit apo zona dhe menyra e kultivimit por edhe menyra e perpunimit.

Fabrikat e vajit te ullirit jane nje faktor kyc ne cilesine e arit te gjelber. Nje fabrike e cila prodhon nje vaj ulliri teper cilesor me nje teknologji moderne eshte edhe ajo e familjes Nezha ne Fshatin Kosove e vogel, Yzeir babai dhe djemve te tij Kleant dhe Eduart Nezha me nje kapacitet perpunues deri ne 2 ton ne ore. Punon me teknologji dy faze, bersi – vaj ku eshte eleminuar uji! Cilesia e vajit ndryshon dukshem pasi nuk ka aciditet dhe nuk precipiton asnje sasi llumi. Vaji i kesaj linje ka siguruar çmime konkurse ne Gjermani.

“Veshtiresia per sigurimin e sasise se kerkuar per ne Gjermani eshte nje argument qe nuk realizojme dot kontrata afatgjata”. – shprehet Kleanti. “Tashme jemi ne pikun e punes dhe prodhimi i ullirit kete vit eshte ne rendimete te larta dhe me nje cilesi vaji te shkelqyer”.

Vellezerit Nezha kane emigruar per rreth 11 vite ne itali duke jetuar me punen e tyre ne ndertim ne qytetin e Romes. Ka qene pikerisht babai tyre Yzeir Nezha i cili ka ndertuar 4 ha sera ne kete zone dhe i ka bindur te kthehen ne vendlindje dhe te investohen sektorin prodhues dhe agro perpunes.

Rasti i familjes Nezha ne Kosove te Vogel eshte modeli tipik i perdorimit te vlerave dhe aftesive personale dhe arritjes se suksesit ne vendin tend. Forcimi dhe suksesi i nje sipermarrje vertet qe kerkon klime politike te shendoshe apo edhe suport e garanci shteterore, por nese nuk je i qarte, i bindur, kembengules e luftarak ne ate cfare ke zgjedhur te besh ne jete, atehere problemi qendron tek guximi dhe perballja me sfidat!