Ndryshimet klimatike tash janë të gjithë pranuara. Ka një marrveshje globale, që quhet Marrveshja e Parisit, ku edhe Shqipëria është firmëtare, qysh prej vitit 2016, ku sic do shtet tjetër ka detyra konkrete, që të shmanget një e ardhme e zymtë e njerëzimit e parashikuar nga shkenca në rast mosrespektimi të kësaj Marrveshje.
Dy janë kollonat kryesore të Marrveshjes, zbutja e efekteve të ndryshimeve klimatike, nëpërmjet reduktimit të gazrave serë dhe kollona e dytë është adoptimi ndaj ndryshimeve klimatike, që po ndodhin. Nëse Shqipëria mund të bëj pak në lidhje me reduktimin e gazrave serë, ka shumë për të bërë në drejtim të adoptimit, pra përshtatjes me këto ndryshime. Në këtë kontekst Shoqata e Bujqësisë Organike (SHBO) gjatë vitit 2020 drejtoi një projekt për të evidentuar disa lloje perimesh, kultivarë autokton në rethin e Korces që mund të kenë potencial shumë të mirë për tu përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike.
Janë evidentuar mbi 10 kultivarë të fermerit, ku fara e tyre është ruajtur për 5-7 dekada nga vetë fermeri. Vihet re se kultivarët e fermerit të cilët janë mbjellë në vazhdim brez pas brezi kanë krijuar një përshatshmëri të mirë me ndryshimet e klimës, ku vec përshtatshmërisë së bimës, ka luajtur rol edhe fermeri që ka ndjekur me vëmëndje të ndryshime dhe ka reaguar me teknikat e kultivimit për të garantuar përshtatshmërinë. Ndër kultivarët më me interes mund të përmendim; domaten Sereke, domaten Sanjollas, domaten xhuxhe; specin gogozhar (por jo me pastërti 100%, për shka të pllenimit të kryqëzuar); qepa krokarka; barbunja Aishe; pjepri farashuk, pjepri thelanik; sallator i vendit, sallata e vendit etj.
Vlen të përmendet se kultivarët e fermerit karakterizohen nga një prodhimtari e mirë vec shijesh më të mirë të gjithëpranuar. Kështu për shembull, ne një fermë rendimeti arriti në 1000 kuintal për Ha.
Qeveria duket nuk e ka fare në axhendë cështjen e ruajtjes së kultivarve të vendit, inkurajimin e tyre dhe rolin e madhe potencial të tyre në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo është një sfidë që Qeveria duhet ti dalë ballë për hir të një të ardhme më të sigurtë. Farat e vëndit dhe potenciali i tyre gjenetik edhe pse me mjaft erosion janë këtu në pritje për aktivizim.