Reklame:

Shqiptaret e varfer me naften me te shtrenjte!

Nga te dhenat e fundit te publikuara nga Globalpetrolprices shqiptaret e blejne aktualisht naften me nje çmim 81 perqind me te shtrenjte se cmimi mesatar ne nivel global dhe 35 perqind me te larte se cmimi mesatar qe e blejne ate qytetaret e BE-se.
Referuar cmimeve te Global Petrol Price, duket qarte se Shqiperia ne nivel boteror le pas vetem Hong Kongun per cmimin me te larte te naftes, ndersa ne te gjithe Evropen eshte kampione e padiskutueshme.
Ketu nuk duhet lene pa permendur edhe cilesia e naftes qe shitet ne Shqiperi, e cila eshte padiskutim “me e mira” ne bote, sepse eshte e perzier me naften e nxjerre nga nentoka shqiptare qe mund te kete edhe ….. “permbajtje ari”.
Ky eshte nje “sukses” i madh qe i perket padiskutim Shqiperise, si vendi me nentoken me te pasur me nafte ne Evrope.
Kjo arritje e madhe i takon ne rradhe te pare udheheqesve te ndritur te Shqiperise qe kane mundesuar edhe vendosjen e rreth 8 taksave dhe tarifave mbi karburantet, duke e shnderruar ekonomine shqiptare ne ekonomine me “konkuruese” ne Evrope dhe ne Bote.
Cmimi i larte naftes si nje nga produktet baze per zhvillimin e te gjithe sektoreve te ekonomise, sidomos per industrine prodhuese, per transportin, per bujqesine, etj., eshte nje faktor i rendesishem qe do te “garantoj” suksesin e padiskutueshem te ekonomise se Shqiperise sot edhe ne te ardhmen, si edhe rritjen e shpejte te mireqenies per te gjithe qytetaret shqiptar.
Cmimi me i larte i naftes sot ne Evrope dhe kembengulja e forte e qeverise shqiptare per ta ruajtur te pandryshuar kete rekord boteror te arritur prej saj edhe ne kohet e veshtira per ekonomine kombetare dhe ekonomite familjare, te shkaktuar prej pandemise Covid 19, jane ndoshta treguesi me i qarte i perspektives per te ardhmen e Shqiperise.
Ne fund te fundit nje sakrifice duhet ta bejne te gjithe per te miren e vendit, qe te ngrihen sa me shume kulla, resorte turistike dhe “highway” me pagese.
Nga Enea Janko – Pedagog ne UT