Në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Interreg V Ballkan-Mediterrean 2014-2020 po zbatohet një projekt ambicioz, SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin) që po zbatohet në 4 vende të rajonit, Shqipëri, Greqi, Bullgari, Qipro dhe synon të përmirësojë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në rajon.
Në shumë dokumente shtetëror dhe projekte të ndryshme është pranuar gjerësisht se menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është në nivel të ulët dhe që kjo çështje është një nga prioritetet me të larta mjedisore të vendit. Gjithashtu, kjo çështje është sjellë si e tillë nga të gjithë Raportet e Progresit të KE për dhjetë vitet e fundit për Shqipërinë.
Problemet kryesore, të shprehura në mënyrë të përgjithshme, lidhen kryesisht me:
- Shtrirjen e pjesshme të mbulimit me shërbim.
- Grumbullimin e pamjaftueshëm të mbetjeve.
- Sasinë e kufizuar që depozitohet dhe trajtohet në landfille.
- Ekzistencën e një numri të madh të vend depozitimeve (me leje dhe pa paleje) të cilat janë jashtë standardeve sanitare dhe inxhinierike.
- Numrin e kufizuar të pajisjeve dhe cilësisë së tyre për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve.
- Mungesën e ndarjes së mbetjeve në burim dhe përqindjen e vogël të riciklimit.
- Mungesën e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
- Ndryshimet e papritura në kursin e politikave që udhëheqin zhvillimin e infrastrukturës për përpunimin përfundimtar të mbetjeve.
- Zbatimi i dobët i ligjit ndërveprim dhe koordinim i dobët i strukturave të qeverisë qëndrore me qeverinë vendore dhe sektorë të tjerë të interësuar etj.
Objektivi i këtij projekti është zhvillimi i një ekosistemi të ri-përdorimit të mbetjeve të ngurta, në mënyrë që:
- a) Të hartëzohen burimet e mbetjeve të ngurta dhe përfituesit potencial të rrymave të mbetjeve
- b) të propozohen shtigje nacionale dhe ndërnacionale të ri-përdorimit të suksesshëm të mbetjeve, përmes përputhshmërisë së ofertës dhe kërkesës;
- c) të ngrihet një rrjet bashkëpunues i grupeve përgjegjëse të interesit në rajon, me mbështetjen e partnerëve kyc, me profil të lartë të projektit, dy Ministrive të Mjedisit të ( Greqisë dhe Shqipërisë), të një Shoqate Kombëtare Industrialistësh (në Bullgari), dhe të agjencisë më të madhe publike për menaxhimin e mbetjeve në Greqi;
d) të promovojë politikat e duhura që janë në linjë me ambiciet e Bashkimit Europian mbi ripërdorimin e mbetjeve ( p.sh Direktiva 2008/98/ EC).
Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
www.facebook.com/SWANplatform www.swan-interreg.com