Reklame:

Peshkimi tradicional jo vetem sport por edhe profesion per te ushqyer familjen!

Peshkimi tradicional me grep ka shoqeruar njeriun qe ne krijimin e tij. Ne ditet e sotme ai ka rendesine e vet si pasion dhe profesion!
Per shume njerez te moshave e profesioneve te ndryshme Divjaka eshte nje nga mrekullite per te kaluar kohen e lire, shijuar ajrin e paster dhe bukurite natyrore mes te cilave edhe peshkimin si sport dhe zanat per te ushqyer veten dhe familjen.

Artan Zaka me disa shoke nga Divjaka ka zgjedhur per profesion peshkimin me grep ne det dhe per kete ndihet i kenaqur.
Pergjithesisht jemi te kenaqur pasi peshku i eger ka çmim te mire. Ne kohen e pikut shkon 1800 lek/kg ndersa kur fillon te rrallohet shkon deri 2200 lek/kg. – shprehet Artani
Ka veshtiresite e tij – vijon peshkatari Zaka – pasi qendrimi naten jashte ne te ftohte dhe lageshtire ka ndikime ne shendet dhe shpesh dallget dhe moti i keq demtojne grepat dhe fillin apo mjetet e tjera te peshkimit.
Sidoqofte ne muaj e nxjerrim nje rroge 50,000 leke te reja e dicka me shume kur ecen gjuetia.

Artani tregon se kane zgjedhur detin per shkak te pasionit dhe meqenese nuk dine te meren me bujqesi. Tani eshte vone pasi duhej kapur me heret bujqesia – shprehet Tan Zaka, peshkatari qe po sistemonte fillin e grepave pas nje stuhie ne det!
Ajo cfare nuk na tremb, eshte fakti qe peshku qe zeme eshte i shitur ne çdo kohe!
Agronews.al