Reklame:

Sindikata e Fermereve denoncon deshtimin me çmimin e domates!

Situate e rende me kultivuesit e domateve ne sera. Pandemia dhe mbyllja e bizneseve ne rajon e Europe kane ulur ndjeshem konsumin si nga qytetaret po veçanerisht ne restorante.
Fermeret e Myzeqese jane me te prekurit nga kjo situate ku shume prodhime te tyre po ngelen pa treg si pasoje e kerkeses se ulet si ne tregun vendas por edhe ne ate te vendeve ku eksportohen produktet shqiptare.
Kryetari i Sindikates se Fermereve te Bashkuar Z. Eduart Sharka ne nje postim te tij ne rrjetin social facebook ka paraqitur situaten e rende te nje fermeri ne fshatin Petove te qytetit te Fierit.
Ne videon e publikuar shihet qarte i gjithe prodhimi i domates ne sere i pa vjelur dhe i destinuar te hidhet si pasoje e mungeses se tregut per shitje.
Qindra ton domate dhe trangull stog, mund djerse dhe shpenzime te shkuara dem. Stog dhe misri i prodhuar ne fushen e Maliqit. – deklaron kreu i SFB Eduart Sharka – Edhe pse ne si Sindikate e Fermereve e kemi ngritur me force kete shqetesim asgje nuk eshte bere nga Ministria e Bujqesise. Kemi kerkuar konkretisht ngritjen e nje zyre per studimin e tregjeve dhe orjentimin e fermereve ne raport me kerkesat e tregut per te parandaluar keto situata qe ne kushtet e zero subvencionim qe kemi sot çojne detyrimish ne falimentim te fermereve dhe braktisje te bujqesise dhe Shqiperise.

Postimi i plote:

https://www.facebook.com/100046075209464/posts/245369300342242/

https://www.facebook.com/eduart.sharka.31586/videos/245118073700698